×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ndalohen 58 persona për mosrespektim të masave kundër përhapjes së Coronavirusit

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar 58 persona për mosrespektim të masave të qeverisë kundër përhapjes së pandemisë.

    Për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka kufizuar lëvizjen e lirë dhe ka ndaluar tubimet apo ahengjet familjare.

    Mirëpo kosovarët nuk po i respektojnë këto vendime të qeverisë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 58 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

    Sipas njoftimit më së shumti të ndaluar ka në Prizren dhe Mitrovicë.

    Më poshtë ju sjellim në detaje të gjitha rastet:

    Podujevë 03.08.2020-10:10. Është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me Covid -19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim.

    Ferizaj 03.08.2020-20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Prizren 02.08.2020 – 23:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Prizren 02.08.2020 – 23:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Prizren 03.08.2020-00:30 .Gjatë patrullimit është hasur duke punuar një lokal në të cilin brenda ishin rreth 11 persona. Pas verifikimit të tyre të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të lartcekurit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prizren 03.08.2020-02:05. Gjatë patrullimit janë ndaluar tre meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar ne kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të lartcekurit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedure të rregullt.

    Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prizren 03.08.2020-23:00. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar lokali në të cilin brenda ishin rreth 20 persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prizren 03.08.2020-22:40. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar lokali në të cilin brenda ishin rreth 10 persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Suharekë 03.08.2020-22;41. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Suharekë 03.08.2020-23:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka mbajtur të hapur lokalin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prizren 03.08.2020-23:20. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka mbajtur të hapur lokalin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Malisheve 03.08.2020-21:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Mitrovicë 02.08.2020 – 23:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Vushtrri 02.08.2020 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Vushtrri 02.08.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Vushtrri 02.08.2020 – 23:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Mitrovicë 02.08.2020 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.