×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Narcos” i përnjëmendtë: Luftë mes bandës së djemve të El Chapos dhe asaj të Caro Quinteros, disa të vrarë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Të paktën 10 trupa të pajetë u gjetën në anë të një rruge në veriperëndim të Meksikës një ditë pas njër beteje të dhunshme mes bandave të karteleve të drogës. Sipas mediave meksikane, grupet rivale mendohet të ishin të djemve të El Chapos dhe të Rafael Caro Quinteros.

    “Fushëbeteja” ishte në rrugën që lidh qytetet Cabora dhe Sonoyta në shtetin Sonora, rreth 144 km larg kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat lokale shkruajnë se 10 persona u grabitën të premten e kaluar pas një sulmi të nisur nga banda e Héctor Luis Palma Salazar, ish-ortakut të Joquin Guzman. Ndërsa viktimat mendohet se janë pjesë e grupit të Rafael Caro Quintero.

    Pavarësisht ngjarjeve tragjike, mbetet ende e paqartë nëse djemtë e El Chapo-s, Jesús Alfredo Guzmán, Iván Archivaldo dhe Ovidio Guzmán López, janë në konflikt me organizatën e Caro Quintero-s. Që prej daljes së këtij të fundit nga burgu, mendohej se ata ishin bashkuar për të luftuar një tjetër kartel të fuqishëm droge “Jalisco Nueva Generacion” në shtetin Miçoakan.

    Quintero, jeta e të cilit portretizohet në serialin “Narcos: Mexico”, ka qenë bashkëthemeluesi i Kartelit të Guadalaharës, me Miguel Ángel Félix Gallardo dhe Ernesto Fonseca Carrillo.

    Në vitin 1985, Quintero ishte pjesë e grupit që urdhëruan vrasjen e agjentit të DEA-s Enrique Camarena, një histori që tregohet edhe në serialin e Netflix, Narcos Mexico. Quintero u arrestua në vitin 1985 dhe u dënua në Meksikë me 40 vite burg, por në vitin 2013 u la i lirë nga Gjykata për një kleçkë teknike. E kur Gjykata vendosi të nxirrte sërish një urdhër arresti, ai tashmë ishte zhdukur. Ai konsiderohet si “bosi i fundit i madh i narkotrafikut”, pas arrestimit të Joaquin El Chapo Guzman.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.