×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Vjosa Osmani i rriti kredibilitetin e pameritur të LDK-së!

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Dy deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i kanë dalë në mbrojtje kryeparlamentares Vjosa Osmani, ndaj të cilës është iniciuar votimi për shkarkim nga pozita e nënkryetares në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Nënkryetarja e Kuvendit, Nagavci, e ka quajtur qyqare sjelljen e LDK-së ndaj Osmanit.

    Ajo ka shtuar se “krerët e LDK-së kanë shkuar shumë thellë në lidhjet e tyre me kapësit e shtetit”.
    “Kanë prekur fundin, duket se s’mund të kthehen prapa. Pasi tradhtuan elektoratin e tyre, vodhën fitoren e VETËVENDOSJES!, u vunë në vijë pas Presidentit Thaçi bashkë me PDK, AAK, NISMA, Lista Serbe, krijuan një Qeveri jolegjitime, tani krerë të LDK-së paskan nisur një votim elektronik për të shkarkuar znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare. Nuk dua të flas për çështjet e brendshme partiake, as që po provoi të mendoj se si do të ishin reagimet po të ndodhte një rast i ngjashëm në LV!, nuk po flas as për të drejtën e mendimit ndryshe, për domosdoshmërinë e ruajtjes së parimeve e premtimeve të dhëna. Por nuk mund të mos reagoj për mënyrën qyqare të sjelljes ndaj një gruaje, ndaj një politikane që në pozitën e saj si Kryetare e Kuvendit e si deputete e LDK-së nuk ka bërë asnjë shmangie nga premtimet elektorale, nga deklaratat publike, e besoj nga bindjet e saj se cila është më e mira për vendin. Jam tash dhe më e bindur se znj. Osmani ka bërë gabim vetëm pse pranoi të bëhej Kandidate për Kryeministre pa u bërë Kryetare e Partisë, kështu i rriti kredibilitetin e pamerituar LDK-së, e u dha mundësi edhe të tjerëve që të keqpërdorin besimin që u kërkuan qytetarëve”, ka shkruar Nagavci në postimin e saj në Facebook.

    “Krerë të LDK duket se kanë shkuar shumë thellë në lidhje e tyre me kapësit e shtetit. Vota e sotme elektronike për të shkarkuar ose jo znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare është mundësi për anëtarët me të drejtë vote të distancohen sa ndoshta kanë akoma dhe pak kohë për të treguar dinjitet e për të reflektuar. Rezultati i sotëm do të tregoi se sa janë gati anëtarët e KP të LDK-së të vendosin parimisht, racionalisht e të pavarur. Vjosën dhe mund ta shkarkojnë nga pozita e nënkryetares, por legjitimitetin që i dhanë qytetarët nëpërmes saj LDK-së nuk mund t’ia japin Zt. Hoti. Ashtu si as legjitimitetin e Qeverisë Kurti, qeverisë jolegjitime. Këtu veç parime, arsye e argumente s’ka. Ka standarde të shumfishta që paradoksalisht do të kthjellojnë situatën”, ka vazhduar ajo.Në anën tjetër, deputetja Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se Osmani ishte personi “më i sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e bashkëqeverisjes”.“Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!”, ka shkruar ajo.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ishin në bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të tetorit. Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, kishte bashkuar forcat me LDK-në që doli e dyta me Vjosa Osmanin kandidate. Qeveria Kurti u rrëzua pas 50 ditësh qeverisjeje me mocion mosbesimi të nisur nga LDK-ja. Në fillim të qershorit, LDK-ja u bë bashkë me AAK-në e Nismën për të formuar Qeverinë Hoti pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën e gjelbër partisë së dytë që të formojë qeverinë. Osmani ishte shprehur kundër një qeverie të re dhe kjo deklaratë kishte nxitur kreun e partisë, Isa Mustafa, që të iniciojë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së votimin për shkarkim të Osmanit nga posti i nënkryetares së partisë. Mustafa ka kërkuar që anëtarët të votojnë sot deri në orën 19:00 në mënyrë elektronike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.