×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci për vrasjen në Kamenicë: Kemi lejuar institucione të kapura e cuba në pushtet

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka deklaruar se çdo rast i ri i dhunës është një alarm që kujton dështimin e institucioneve vendore në luftimin e dhunës familjare, si shkak i së cilës po shënohen edhe viktima në mesin e grave.

    Nagavci në një postim në Facebook ka shkruar se dhuna është pasojë e dështimit të edukimit, institucioneve dhe shoqërisë për të mbrojtur personat në nevojë.

    “Kemi dështuar sepse kemi lejuar të na shkatërrojnë sistemin e arsimit, të drejtësisë e të sigurisë. Kemi lejuar të kemi institucione të kapura e cuba në pushtet, injorant në institucione e varfëri në shoqëri, varfëri në tryeza e në mendësi. Kjo duhet të përfundojë”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, sot në Korbliq të Kaçanikut është varrosur gruaja për të cilën dyshohet se është vrarë nga burri i saj në Kamenicë. E ndjera ka lënë pas vetes dy fëmijë, ndërkohë që Prokuroria ka dhënë 30 ditë paraburgim për të dyshuarin.

    Postimi i plotë:

    Edhe një grua e vrarë!

    Sa herë që ndodh një krim, reagojmë (me të drejtë) të gjithë.
    Sa herë që kuptojmë për dhunën e ushtruar ndaj dikujt, kryesisht ndaj vajzave e grave, kërkojmë (me të drejtë) mbrojtje, reagim, drejtësi, barazi.

    Dhuna e krimi janë të papranueshme e të dënueshme, nuk ka asnjë arsyetim, asnjë tolerim. Por, çdo rast i ri i dhunës është po ashtu një alarm, një kambanë që na kujton dështimin e të gjithëve, inatin pse s’mundëm e s’bëmë më shumë.

    Dhuna është pasojë e dështimit të edukimit, të institucioneve, të shoqërisë. Kemi dështuar të gjithë, kemi dështuar të mbrojmë personat në nevojë.

    Kemi dështuar sepse kemi lejuar të na shkatërrojnë sistemin e arsimit, të drejtësisë e të sigurisë. Kemi lejuar të kemi institucione të kapura e cuba në pushtet, injorant në institucione e varfëri në shoqëri, varfëri në tryeza e në mendësi.

    Kjo duhet të përfundojë. Reago paraprakisht, parandaloje dhunën. Dënoje dhunën. Ngrite zërin. Sot e për çdo ditë secili nga ne e çdo kund, ndaj secilit rast të dhunës, në familje, në institucione, në rrugë e në biznese.

    Protesto ndaj dhunës private e strukturore.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në njoftimin e Kuvendit...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.