×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci flet për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit: Mungoi konsensusi dhe vullneti politik

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nevojë për rilegjitimim dhe funksionalitet efektiv.

    “Kryesisa e Kuvendit, sot mbajti mledhjen e rradhës e cila zgjati më shumë se tri orë. Edhe kësaj rradhe mungoi vullneti politik dhe konsensusi për të shtyer përpara procedimin e nismave legjislative me interes për qytetarët”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

    Ajo tha se ‘janë jetike, sidomos ndryshimi dhe tejkalimi i përkohshëm i rregullave fiskale të deficitit, nisma ligjore për masat ndaj COVID-19, si dhe ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare nga të cilat Kosova përfiton miliona euro, shumë të vlefshme në procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve’

    Nagavci tha se pse nuk ka konsensus është politike, partitë nga frika se mos po mbesin meritat tek Qeveria në detyrë, nuk po përfillin interesin e vendit dhe të qytetarëve.

    “Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, edhe sot paraqita qëndrimin se Kryesia e Kuvendit duhet të procedojë të gjitha projektligjet dhe nismat ligjore, gjithnjë duke respektuar në përpikëri Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës për mendim nga Qeveria në detyrë”, ka shkruar Nagavci.

    Ajo tha se e vërteta e kësaj është se me qëllim të bllokimit të kërkesës së Qeverisë për rritjen e kufirit të deficitit, siç parashihet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, synojnë vështirësimin e zbatimit të pakos fiskale, ndërsa me bllokimin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezikojnë financimin e projekteve milionëshe në Kosovë.

    “Rikujtoj se Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka mbështetur nismat ligjore me interes për qytetarët dhe marrëveshjet ndërkombëtare që përkrahin Kosovën financiarisht. Kështu p.sh. në legjislaturën e kaluar, në ditën e shpërndarjes së Kuvendit dhe me Qeveri të dorëhequr, kemi ratifikuar marrëveshjen IPA”, ka shkruar Nagavci.

    Ajo tha se ndonëse sipas sistemin kushtetues, pas votimit të mocionit të mosbesimit, Kuvendi i Republikës duhet të shpërndahet dhe të ri legjitimohet përmes zgjedhjeve të lira, ‘partitë politike janë deklaruar kundër zgjedhjeve, por në të njejtën kohë refuzojnë të kryejnë detyrat e tyre’

    “Deri në shpërndarje, Kuvendi duhet të përmbushë përgjegjësitë dhe funksionet që ka, në interes të qytetarëve, ashtu siç po bënë edhe Qeveria në detyrë”, tha Nagavci.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.