×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Hazir Raçit: I jemi mirënjohës për kontributin e tij

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një telegram ka ngushëlluar familjen dhe strukturat e LDK-së për vdekjen e veprimtarin Hazir Raçi.

    Mustafa tha se LDK-ja i është mirënjohëse për kontributin e tij në arsim dhe çështje kombëtare.Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë.

    Telegrami i plotë:

    Me rastin e vdekjes së veprimtarit Hazir Raçi, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Raçi dhe strukturave të LDK-së, në Podujevë.
    “Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi.

    Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore.
    LDK-ja dhe gjithë Podujeva i është mirënjohëse për kontributin e tij në arsim, në LDK dhe për çështje kombëtare. Ai me misionin e tij fisnik prej mësimdhënësit, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që ua dha dijen dhe edukimin.Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, strukturat e LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarët.
    Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Raçi, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarëve.”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.