×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Propozimi i Kurtit që serbët të votojnë në Zyrën Ndërlidhëse dhe përmes postës e lejon referendumin

    FrontOnline
    14 Janar 2022

    Përkundër presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, liderët e tri partive opozitare po e mbështesin qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

    Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa tha se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në Zyrën Ndërldhjëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

    Sipas tij, është mashtrim i popullit nëse thuhet se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuar nga OSBE-ja, ndërsa është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse, ashtu siç kanë deklaruar sot institucionet e Kosovës.

    Kjo është forma, me të cilën po merren institucionet tona. Nuk ndalohet referendumi nëse qeveria thotë se ata mund të votojnë përmes Zyrës ndërlidhëse; kështu vetëm se  kamuflohen para qytetarëve. Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk shkruan se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuara nga OSBE , kurse është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse. Kjo është demagogji dhe farsë.  Në fakt ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë çështje e shtetit serb jo e Kosovës. Është çështje e sovranitetit shtetëror të një vendi”, tha Mustafa për Express.

    Ai tha se qëndrimet e Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Kurti nuk janë të qarta.

    Mustafa tha se institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre.

    Institucionet e Kosovës, përkatësisht Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri nuk janë të qarta në qëndrimin e tyre lidhur me pjesëmarrjen e serbeve të Kosovës në referendumin e Serbisë. A lejohet apo nuk lejohet një referendum i një shteti tjetër në një shtet tjetër, sepse kjo është  esenca. Nuk është esenciale se a do të votojnë serbet në Kosovë në vendvotime përmes OSBE-së, apo përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë; me postë apo në mënyrë digjitale”, tha Mustafa.

    Ish-lideri i LDK-së tha po ashtu se as deklarata e vendeve të QUINT-it nuk është e qartë, pasi sipas  tij këto vende shprehen për referendumin  kombëtar të Serbisë, që në fakt është referendum shtetëror i Serbisë.

    “Institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre. Deklarata e sotme e QUINT-it flet se institucionet e Kosovës nuk e kanë bërë punën e tyre. Nuk do ta  bëjë as rezoluta e  Kuvendit. Në vend të kësaj është e domosdoshme të bisedohet dhe të  binden partnerët tanë se  në Kosovë nuk duhet të mbahet referendumi serb.

    Është e rëndësishme që edhe opozita të ketë kujdes në fjalorin që po e përdorë dhe në cilësimet e referendumit, sepse përmes tyre cilësohen edhe vendet e QUINT-it si mbështetëse të këtij referendumi”, tha Mustafa.

    Partitë opozitare në vend i kanë dalë në mbështetje Qeverisë së Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.