×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Mogherini më premtoi heqjen e vizave nëse kalon demarkacioni, nuk e shfrytëzuam

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për çështjen e mosliberalizimit të vizate, fajin e kanë partitë politike që nuk e votuan demarkacionin me Malin e Zi, derisa më vonë të njëjtat parti në pushtet votuan po atë marrëveshje.

    Mustafa tha se Kosova i kishte plotësuar të gjitha kriteret në vitin 2016, përveç demarkacionit me Malin e Zi.

    “E sa i përket liberalizimit të vizave, ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por nuk i ka shfrytëzuar me kohë plotësimin e këtyre Kosovës. Në vitin 2016, neve na lutshin të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian të kalonte demarkacioni dhe të bëhen vizat”, është shprehur Mustafa.

    “Jam 100% i bindur që atëherë do t’i merrnim vizat, sepse ne atëherë kemi pasur për kritere, kriteri i sundimit të ligjit dhe demarkacioni”, ka thënë Mustafa.

    E një gjë të tillë Mustafës, sipas këtij të fundit, ia kishte premtuar vet Mogherini.

    “Mogherini ka thënë se nëse arrihet cështja e demarkimit me Malin e Zi, Kosova do t’i ketë vizat brenda dy muajve. E nëse ne futemi në vitin 2017, fillojnë probleme tjera brenda BE’së në mes vete, dhe atëherë nuk do të mund të merren shtetet e BE’së të merren me neve sepse i kanë problemet e veta”, tha Mustafa në RTK.

    Tutje, Mustafa fajin ua hodhi partive që përdoren popullzimin duke thënë se LDK-ja po e tradhtonte Kosovën, e më vonë po këto parti e votuan demarkacionin.

    “Gjatë asaj kohe, disa parti politike në Kosovë përmes popullzimit akuzonin se ne po tradhtonim shtetin duke shitur tokë për viza. Ndërsa në momentin kur erdhën në pushtet, nënshkruan të njëjtën marrëveshje që kishim propozuar ne”, përfundoi Mustafa.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.