×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kosova përfiton nga ShBA-ja, Mini-Shengeni nuk cenon sovranitetin shtetëror

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryetari i LDK’së Isa Mustafa nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik nga Kosova dhe Serbia e ka quajtur përfitim nga ShBA’ja. Mustafa thotë se ata që kanë pritur njohje reciproke me një takim të vetëm nuk marrin vesh në politikë. Kurse sa i përket ‘mini-shengenit’, Mustafa për Gazetën Express tha se janë pajtuar që të punohet në lehtësim të bashkëpunimit ekonomik por kjo nuk e cënon sovranitetin shtetëror.

    Mustafa e ka quajtur befasi të veçantë njohjen e Kosovës nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar dje në Washington D.C

    Kreu i LDK’së tha se njohja reciproke nga Serbia nuk vjen me një takim të vetëm dhe ata që kanë pritur një gjë të tillë nuk merren vesh në politikë

    “Jam shprehur edhe para këtij takimi se nuk pres ndonjë befasi të veçantë. Befasia tepër e këndshme ishte njohjave shtetit të Kosovës nga Izraeli. SHBA kishin paralajmëruar marrëveshje në fushat ekonomike. Ata që kanë pritur se me një takim do të kthehet delegacioni ynë nga SHBA, me njohje reciproke Kosovë -Serbi, kanë pasë ambicje joreale, ose nuk merren vesh në politikë”, tha ai.

    Mustafa shtoi se marrëveshjet ekonomike janë themel i marrëveshjes përfundimtare.

    “Pritja në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Trump dhe udhëheqja me e lartë e SHBA-s flet për mbështetjen e jashtëzakonshme procesit të dialogut që përfundon me njohje reciproke. Marrëveshjet ekonomike janë themel i marrëveshjes përfundimtare”, tha Mustafa.

    Delegacioni kosovar dje u vonua për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në shtëpinë e Bardhë, kjo pasi partneri i koalicionit qeveritar, AAK’ja ishte kundër pikës së marrëveshjes ku flitet për Liqenin e Ujmanit.

    Kreu i LDK’së tha se me Haradinajn janë sqaruar dilemat sa i përket marrëveshjes.

    “Me AAK-në janë sqaruar dje disa elemente të marrëveshjes dhe ka pasuar pëlqim dhe prononcim edhe të z. Haradinaj”, tha Mustafa.

    Në njërën nga pikat e marrëveshjes që flet për përfshirjen e Kosovës në projektin e mini-shengenit të cilën e kishin kundërshtuar LDK’ja, Mustafa u shpreh se partia që drejton ka pasur vërejtjet e saj por që janë pajtuar që të punohet në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

    “LDK i ka pasur vërejtjet e saj për mini-shengenin. Por, jemi pajtuar që të punohet në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik, të qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave që kanë qenë edhe pjesë e procesit të Berlinit, por me një emër tjetër. Kjo nuk nënkupton hapa që e cënojnë sovranitetin shtetëror në asnjë fushë”, tha Mustafa.

    Ai foli edhe për opozitën duke thënë se po të ishin përgjegjës mezi do të prisnin për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.

    “Sa i përket opozitës, ka qenë e pritshme që nuk do ti duartrokasin marrëveshjes. Jam i bindur që po të kishin qenë vet përgjegjëse, mezi kishin pritur ta nënshkruajnë një marrëveshje të tillë”, u shpreh ai.

    Sa i përket pikës ku flitet për Liqenin e Ujmanit, Mustafa tha se të dy vendet kanë përfituar nga ShBA’ja.

    Sipas kryetarit të LDK’së në momentin që bëhet demarkimi i kufirit me Serbinë edhe kufiri në Liqenin e Ujmanit duhet të rregullohet sipas konventave ndërkombëtare.

    “Me këtë marrëveshje, as nuk ka hyrë Sërbia në Kosovë e as Kosova në Serbi. Të dy vendet kanë përfituar investime nga SHBA. Pajtimi që Departamenti i SHBA-së për energji ta bëjë një studim fizibiliteti për shfrytëzimin e ujit të Liqenit të Ujmanit për energji dhe bujqësi duhet të shihet si përfitim për Kosovën. Është në të mirë të Kosovës që SHBA të kryejnë studime të fizibilitetit për mundësitë e zhvillimit të Kosovës në të gjitha fushat. Ndërkaq, edhe ne duhet të jemi realist se në momentin që ndodh njohja reciproke dhe bëhet demarkacioni i kufirit me Serbinë, duhet të rregullohet edhe kufiri në këtë liqe sipas konventave ndërkombëtare që vlejnë për të gjitha vendet për menagjimin e ujërave ndërmjet dy shteteve”, tha Mustafa.

    Dje në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në mes të dy vendeve.

    Marrëveshja është nënshkruar në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump të cilën ai e quajti historike.

    Marrëveshja përmbanë 16 pika ku paragrafin e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.