×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa arsyeton anulimin e vizitës së kryeministrit Hoti në Washington

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për anulimin vizitës së delegacionit kosovar për në Washington.

    Mustafa është shprehur se Kosova për në Washington u nis me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

    “Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit. Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Mustafa në facebook.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo.

    LDK beson fuqishëm në SHBA-të.

    Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

    Në Ëashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit.

    Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.

    Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë.

    Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

    Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashke të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. IM

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të 13-të dosjet e radhës...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit...
    Lajme22 Maj 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lidhur me stagnimin në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe zhvillimet tjera në Kosovë,  kanë folur dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.