×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Murtaja Babonike infekton një 3-vjeçar në Kinë, vendi aktivizon gjendjen emergjente

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Autoritetet nga një qark jug-perëndimor kinez kanë regjistruar një rast të ri të murtajës bubonike gjatë fundjavës, teksa zyrtarët kanë aktivizuar gjendjen emergjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

    Një tre vjeçar nga një fshat i largët në Menghai të provincës Yunnan të Kinës u konfirmua se ishte infektuar me murtajën bubonike të dielën, sipas mediave shtetërore kineze, transmeton lajmi.net.

    Rajoni i Mongolisë së Brendshme të Kinës, afër kufirit kinez me Mongolinë, ka raportuar dy vdekje të shkaktuara nga murtaja në gusht, duke bërë që autoritetet të vendosin masa izoluese të pjesshme dhe të karantinojnë një grup banorësh.

    Kina po përballet gjithashtu me kërcënimin e përhapjes së sëmundjes nga vendi fqinj i saj, Mongolia, e cila ka deklaruar të paktën 17 nga të gjitha 21 të rrezikuara nga murtaja babonike.

    Murtaja Bubonike, e njohur si ‘Vdekja e Zezë’ në Mesjetë, është një nga sëmundjet më shkatërruese në histori, e cila ka vrarë rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të.

    Sido që të jetë, në deklaratën e autoriteteve shëndetësore thuhej se pacienti kishte simptoma të lehta dhe ishte në gjendje stabile pas trajtimit.

    Zyrtarët nuk specifikuan mënyrën se si fëmija ishte infektuar, por thanë se murtaja e minjve u shfaq në qark më 21 shtator, pasi tre minj u gjetën të ngordhur për arsye të panjohura në njërin nga fshatet.

    Sidoqoftë, ekspertët britanikë të shëndetit kanë thënë se nuk ekziston asnjë provë nuk se murtaja bubonike mund të transmetohet nga një person tek tjetri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.