×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Korrigjimi i kufijve e largon Serbinë përgjithmonë nga Kosova

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e largon përfundimisht Serbinë nga shteti më i ri.

    Murati thotë se projektet tjera që mund të vijnë si opsione në tavolinë do të ishin fatale për funksioninmin e shtetit të Kosovës.

    “ Por të gjithë e përmendin jo-formalisht apo me gjysmë zëri edhe publikisht idenë e asociacionit plus apo një autonomie politike territoriale për serbët në Kosovë. Të tilla projekte do të ishin fatale për funksionimin normal të shtetit të Kosovës qoftë edhe nëse bëhemi anëtarë të OKB-së dhe nëse na pranon Serbia”, ka thënë Murati.

    Ai tutje është shprehur se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të komunave veriore t’i bashkëngjiten Serbisë.

    “ E vetmja mënyrë për ta larguar tërësisht Serbinë nga Kosova është projekti i ripërcaktimit të kufijve, të cilën Lëvizja për Bashkim e ka shndërruar në platformë politike që në vitin 2010. Sipas nesh, pjesët shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut duhet t’i bashkëngjiten Serbisë…”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës edhe sot do të vazhdojë seancën konstituive, duke nisur nga ora 10:30. Kjo shënon përpjekjen e 24-të të konstituimit...
    Lajme31 Maj 2025
    Edhe pak ditë bëhen 4-muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, përderisa Kosova ende nuk e ka konstituar Kuvendin. Sot bëhen...
    Lajme31 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Të tjera
    Vip30 Maj 2025
    Spektakli i shumëpërfolur “Ferma VIP” ka nisur mbrëmjen e sotme me një ndryshim të papritur në panelin e opinionistëve. Në krah të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa këshilla për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pas videos...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën për shkelje të një armëpushimi mbi tarifat e arritur më parë këtë muaj,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.