×
  • Opinione
  • Opinione

    Mund ta ndryshojmë vetveten, e jo të tjerët!

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Shkruan: Xhevdet Pozhari

    Jo vetëm sot, por qëmoti Serbia ka bërë çmos që t’i mbajë nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë. Siç ka bërë çmos edhe ta pamundësoj bashkëpunimin e shqiptarëve me cilindo popull tjetër në Ballkan, e veçanërisht me atë kroat e bullgar. Serbia ka bërë çmos që shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë të binden se çdo gjë e tyre varet nga vullneti i Beogradit.  Këtë më së qarti e ka dëshmuar edhe pushtimi serb i Kosovës dhe i Maqedonisë së Vardarit në vjeshtën e vitit 1912, pushtim që u solli shumë vuajtje komuniteteve etnike joserbe në këto hapësira.

    Asokohe, njësoj si edhe sot, projektet serbe kanë qenë të qarta dhe as që e kanë fshehur qëllimin e tyre për shfarosjen e plotë të shqiptarëve nëpërmjet gjenocidit dhe shpërnguljes si dhe serbizimin e etniteteve sllave.

    Kjo së fundmi u pa edhe në vitin 1999 kur nëpërmjet dhunës e terrorit Serbia tentoi ta zbrazë Kosovën.  Pra, u pa edhe një herë ajo që kishte ndodhur edhe në vitin 1918 kur këto hapësira u pushtuan nga forcat serbe dhe kur, për t’i realizuar qëllimet e veta shfarosëse dhe asimiluese ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve, u egërsua presioni serb mbi këto etni. Shqipëria dhe Bullgaria jo se nuk e shihnin këtë veprim antishqiptarë dhe antibullgarë, por asokohe, këto dy vende nuk mund të bënin të duhurën për mbrojtën e pjesëtarëve të kombit të vet që jetonin jashtë kufijve të vendeve amë.

    Nëse problemet ndëretnike në këtë laramanin etnitetesh ka qenë më i ndërlikuar midis Luftërave Botërore gjatë viteve kur Bullgaria e Shqipëria kanë qenë shumë të kufizuara dhe thuajse në izolim të plotë për ta ndihmuar popullin e vet jashtë kufijve të shtetit amë, ai problem mbetet i tillë edhe sot, por me dallimin se vendet e këtushme kanë mundësi të mëdha veprimi për ta demaskuar politikën shekullore serbe antishqiptare dhe antibullgare. Tani ekzistojnë mundësitë e veprimit që të shihet se jo të gjithë ne jemi peng i mendësisë së të pakënaqurit me fqinjët e vet dhe të atij që ndjehet i dëmtuar nga e shkuara, por të mendësisë se sido që të ketë qenë e shkuara dhe sido që të jetë e sotmja, ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur dhe as fqinjët që kemi, por vetveten. Por kuptohet, duke mos harruar kurrë se në këto hapësira shpeshherë nuk ka qenë vendimtare urtësia dhe njerëzorja, por ajo që kanë prodhuar punëtoritë e mosmarrëveshjeve dhe trazirave ndëretnike.

    Të gjithë ne që jetojmë në këto hapësira duhet ta dimë se edhe këtu, si në gjithë botën, kanë marr fund luftërat botërore, por jo edhe ato ballkanike, e të cilat vazhdojnë të jenë të egra edhe sot e kësaj dite poaq sa dikur. Kjo ngaqë ende nuk është hequr dorë nga pretendimet se duhet të korrigjohen gabimet nga e shkuara, se duhet kthyer atë që dikur të është grabitur. E, ku kryeson Beogradi me mendësinë e vet sipas të cilës “Serbi është çdo kund ku ka edhe një varr serb”, e lëre më ndonjë vendbanim ku banorët i përkasin kësaj përkatësie etnike.

    Shikuar nga ky këndvështrim mund të thuhet se Serbia kurrë nuk ka heq dorë që Maqedoninë dhe Kosovën t’i ketë nën kontroll. Dhe jo vetëm aq, por edhe hapësirat tjera të këtij  Ballkani të cilat, sipas punëtorive serbomëdha, i takojnë Serbisë. Andaj, prej moti e kanë nisur ‘Luftën e Tretë Ballkanike’ edhe atë herë me armë, siç ishte ndërhyrja e fundit terroriste në Bansjkë të Veriut të Kosovës, e herë me fushata politike për ta penguar etablimin e shteteve fqinje.

    Në këtë Ballkan kurrë nuk kanë përfunduar luftërat dhe betejat e lënë përgjysmë gjatë zhbërjes së Perandorisë Osmane, siç është për shembull edhe beteja e Fushë Kosovës, betejë e humbur e serbëve, e të cilën qarqet serbe nuk mund ta harrojnë dhe e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite duke i luftuar të gjithë pjesëtarët me përkatësi fetare islame, e të cilët, sipas shtetit kishtar serb, janë nipër të osmanëve.

    Dhe mbase e tërë kjo situatë ka ndikuar që Maqedonia të jetë ‘Kazablanka’ e Ballkanit, vend ku kryqëzohen interesat e shumë shteteve të këtushme dhe ku ‘Lufta e tretë Ballkanike’ është më e egër. Dhe ku, duke e ndje vetveten si ‘vëllai i saj më i madh’ i maqedonasve, Serbia pretendon se ajo ishte dhe përgjithmonë do të mbetet mbikëqyrëse e Maqedonisë.

    Duke qenë se nuk mund t’i shpëtojmë fatit dhe të mos përfshihemi në këtë ‘luftë’ të tretë Ballkanike, ne shqiptarët duhet ta dimë se jetojmë në kohë kur duke qenë sa më paqësorë, duhet t’i ripërtërijmë miqësitë me popujt tjerë të Ballkanit, si me bullgarët dhe kroatët.  Miqësi që i trashëguam nga rilindësit tanë.  Duke i sforcuar ato miqësi ne do dëshmojmë se e kemi kuptuar se armët janë heshtur përkohësisht edhe atë vetëm sa t’u jepet mundësi ushtrive të pushojnë dhe rirreshtohen. Dhe se ato armë janë mbuluar me retorikën politike si dhe me orvatjet që në mënyrë ‘paqësore’ të realizohen pretendimet territoriale. Siç është për shembull projekti serb për ‘Ballkanin e hapur’ nëpërmjet të cilit Beogradi tregon se nuk ka heq dorë nga pretendimet të jetë kryeqendra e Ballkanit. Apo nëse jo kryeqendra e të gjithëve, atëherë gjithsesi e vendeve që ajo i kontrollon nëpërmjet elementeve serbe.

    Ndërkohë mbetet e vërteta se miqtë mund t’i zgjedhësh, por armiqtë dhe fqinjët t’i përcakton fati. Dhe kur bëhet fjalë për armiqtë dhe fqinjët është e kotë të merresh me ndryshimin e tyre. Kështu që duhet marrë me vetveten duke dëshmuar se di të mbrosh atdhe dhe popull.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.