×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja ka iniciuar kërkesë për hetimin e projektit të QKMF-së në Gjilan

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka gjetur se në projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan (QKMF) ka parregullsi dhe se është bërë kërkesë për hetim për këtë projekt i cili menaxhohet nga komuna e Gjilanit.

    Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës meqë për këtë projekt fillimisht është pyetur nga deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni (VV) e cila ka kërkuar sqarime për progresin e punimeve në ndërtimin e objektit. Zemaj ka deklaruar se komuna e Gjilanit në vitin 2019 i kishte ndërprerë kontratën kompanisë e cila ishte angazhuar në ndërtimin e QKMF-së mirëpo nuk kishte marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj kompanisë e cila nuk kishte zbatuar kontratën.

    Sipas tij, komuna dhe kompania kishin shkëputur kontratën duke u thirrur në një marrëveshje “miqësore” e cila për Ministrinë nuk ka qenë e pranueshme dhe se për këtë është iniciuar hetim me të cilat duhet të merren organet kompetente.

    Zemaj para deputetëve ka deklaruar se punimet për ndërtimin e QKMF-së në Gjilan ishin planifikuar që të fillonin në vitin 2016 mirëpo nuk ishin zhvilluar procedurat dhe mjetet financiare nuk ishin shpenzuar të cilat ishin regjistruar si suficit. Punimet nuk ishin zhvilluar as në vitin 2017.

    “Gjatë vitit 2018 janë shfrytëzuar 542 mijë e 722 euro të mjeteve të parashikuara dhe janë realizuar 45 për qind të punimeve sipas pagesës nga kontrata e parë. Në vitin 2019 komuna e Gjilanit bën ndërprerjen e kontratës mirëpo nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për operatorin ekonomik me të cilin është ndërprerë kontrata. Më pas komuna e Gjilanit si autoritet kontraktues ka zhvilluar procesin e dytë të prokurimit dhe në nëntor të vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë është njoftuar që janë kryer të gjitha procedurat e prokurimit dhe ishte kontraktuar ndërmarrja e dytë. Në kontratën në mes Gjilanit dhe punëkryerësit të dytë shuma e kontratës është 1 milion e 424 mijë euro. Kontrata me punëkryerësin e dytë parasheh dhënien e avancit për punëkryerësin në shumën prej 15 për qind. Këtë proces Ministria e Shëndetësisë nuk e ka proceduar. Në shtator të vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë inicion kërkesë për hetime nga organet kompetente pasi gjatë zbatimit të projektit ka pasur parregullsi të evidentuara në mënyrë specifike për marrëveshjen e operatorit ekonomik që në mënyrë miqësore të shkëputet kontrata pa u marrë asnjë masë ligjore për mos zbatim të kontratës”, ka thënë Zemaj.

    Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se për këtë vit ata nuk kanë ndarë buxhet për QKMF-në.

    “Në vitin 2020 Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndarë buxhet për QKMF-në në Gjilan. Në vitin 2020 punimet kanë vazhduar ku është paralajmëruar faturimi rreth 150 mijë euro punime të realizuara deri tani dhe operatori ekonomik është zotur se deri në fund të vitit do t’i përfundojë”, ka thënë para deputetëve Zemaj.

    KOHA ka tentuar që të marrë një përgjigje nga komuna e Gjilanit për këtë rast duke e kontaktuar nëpërmjet telefonit drejtorin për shëndetësi, Selami Xhemajli mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2025
    Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka kërkuar që të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Në një adresim para Parlamentit Evropian,...
    Lajme08 Maj 2025
    Një faqe në rrjetet sociale që mbështet Vetëvendosjen, e ka fyer analistin Shenoll Muharremin. Kjo pasi ai është shfaqur kritik ndaj Qeverisë...
    Lajme08 Maj 2025
    Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të fortë për Serbinë, duke i kërkuar autoriteteve serbe që të ndalojnë menjëherë diskriminimin ndaj pakicave...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Me rritjen e temperaturave në mbarë Kosovën, gjarpërinjtë bëhen më aktivë – veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, madje edhe afër shtëpive....
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga...
    Lajme08 Maj 2025
    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë së ndodhur në Universitetin e...
    Lajme08 Maj 2025
    Analisti politik Arbnor Sadiku për FrontOnline ka deklaruar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e mundshme në situatën aktuale politike në Kosovë, duke...
    Lajme08 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nga ora 13:30. Në rendin e ditës së këtij takimi është edhe rekomandimi për regjistrim...
    Lajme08 Maj 2025
    Një shtetas 29-vjeçar nga Kosova e kishte goditur disa herë me grusht në kokë një burrë në karnavalin e Ëilit. Gjykata Kantonale...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.