Përmes një komunikate për medie Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se në këtë institucion nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19, shkruan Front Online.
“MPJD nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19, rezultatet e sotme dolën negative Prishtinë, 15 qershor 2020 – Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), një numër i stafit të Ministrisë dhe Kabinetit, janë testuar për COVID-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë për medie MPJD nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19, rezultatet e sotme dolën negative Prishtinë, 15 qershor 2020 – Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), një numër i stafit të Ministrisë dhe Kabinetit, janë testuar për COVID-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Testimet janë bërë për shkak se një punonjëse e MPJD-së, ditë më parë u konfirmua me këtë virus, të marrë nga një familjar i saj. Për fat të mirë, të gjitha testimet e sotme kanë rezultuar negative. Në të njëjtën kohë, që nga momentet e para të dyshimeve e deri më sot me rezultatet negative, MPJD ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme parandaluese, sipas udhëzimeve nga institucionet tona. Këto masa do të vazhdojnë të aplikohen deri në tejkalimin e situatës. Për këtë motiv, për ta mbrojtur shëndetin publik, sot dhe nesër të gjitha takimet fizike të parapara i kemi anuluar. Nga e mërkura do vazhdojmë me takime virtuale deri në relaksimin e masave, konform rekomandimeve të IKSHPK-së.

Të tjera
-
20:13 | 05 Mars 2021
-
20:04 | 05 Mars 2021
-
20:00 | 05 Mars 2021
-
19:57 | 05 Mars 2021
-
19:49 | 05 Mars 2021
-
19:40 | 05 Mars 2021
-
Bota/RajoniSHBA, rritje e madhe e punësimit në shkurt19:33 | 05 Mars 2021
-
19:24 | 05 Mars 2021
-
19:21 | 05 Mars 2021
-
19:18 | 05 Mars 2021
-
19:06 | 05 Mars 2021
-
19:02 | 05 Mars 2021