×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti në Kosovë, nga e enjtja pushojnë reshjet e shiut

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Java e parë e muajit qershor vazhdon me kushte po thuajse të ngjashme meteorologjike sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

    Nga dita e mërkurë parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënojë rritje në të dy vlerat ekstreme.

    Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.Sasitë e reshjeve gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.