Gjendja me Covid-19 në Kosovë po vazhdon të jetë e vështirë.
Ndërsa, dihet që tashmë me vendimin e Qeverisë së Kosovës 18 komuna të vendit janë futut në zonën e kuqe për shkak që të njëjtat kanë numër të madh të të infektuarve.
Por, pavarësisht kësaj dhe ligjit të miratuar për pandemic, qytetarët e Kosovës nuk po e zbatojnë atë sa duhet, përcjell FrontOnline.
Vetëm në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 872 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Të gjithë qytetarët të cilët thyen ligjin e vendosur për parandalimin e këtij virusi u gjobitën nga zyrtarët policorë./FrontOnline/