×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mori fonde sociale duke mashtruar se ishte i sëmurë, Zvicra e dëbon kosovarin

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Gjykata Penale e Kantonit Schwyz ka dënuar një kosovar për përvetësim të padrejtë të fondeve sociale.

    I akuzuari ka jetuar për 22 vjet në Zvicër. I martuar me një bashkatdhetare, me të cilën kanë së bashku tre fëmijë, kosovari ka një leje të përhershme qëndrimi (Vizë C), shkruan Luzerner Zeitung.

    Në vitin 2008, burri tashmë 39-vjeçar kishte pësuar thyerje të bazës së kafkës në një aksident pune. Që nga ajo kohë, ai nuk ka punuar më.

    Ai thotë se vuan vazhdimisht nga dhimbje të forta koke dhe marramendje të rënda si dhe ka të vjella. Përveç kësaj, gjysma e majtë e fytyrës dhe krahu i tij i majtë si dhe këmba e djathtë janë “në gjumë”. Siç thotë më tutje, ai gjithashtu ka vuajtur nga depresioni dhe nuk mund të duronte zhurmë ose praninë e turmave.

    Dy aplikime për pension invaliditeti (IV) i kanë dështuar sepse atij nuk iu njoh paaftësia e pretenduar për punë. Bazuar në një dëshmi të mjekut të tij, i cili e kishte klasifikuar atë si 100 për qind të paaftë, në vitin 2014 ai kishte treguar para bashkësisë së tij të banimit se nuk ishte në gjendje të kujdeset për vajzën e tij më të vogël kur gruaja e tij shkonte për të punuar. Për këtë arsye, komuna kishte paguar koston e një vendi pune të kujdesit ditor dhe gjithashtu kishte marrë përsipër kosto të ndryshme mjekimi.

    Midis shkurtit të vitit 2015 dhe tetorit 2017, ai kishte marrë të paktën 21,000 franga në emrin e ndihmës sociale.

    Por, vëzhgimet e bëra kanë zbuluar se ai, duke injoruar këshillat e mjekëve, kishte bërë distanca të gjata rruge me makinë dhe kishte qëndruar në bare, klube dhe restorante për disa net. Lidhur me këto, raportet psikologjike, neuropsikiologjike dhe mjekësore vërtetojnë se i akuzuari ishte 100% në gjendje të punonte, transmeton albinfo.ch. Simptomat e tij të sëmundjes janë “të falsifikuara qëllimisht”.

    “I akuzuari ka kohë që është shëruar nga aksidenti në punë”, thotë prokurori. Ai kurrë nuk ka vuajtur nga simptomat e përshkruara dhe ka mashtruar fondet sociale. Prandaj, prokurori ka kërkuar një gjobë me kusht prej 100 njësish ditore, secila nga 30 franga, një gjobë të pakushtëzuar prej 750 frangash dhe një urdhër dëbimi pesë-vjeçar.

    “Asnjëherë nuk kam gënjyer”, ka thënë i akuzuari para gjyqit. Që nga aksidenti gjendja e tij është përkeqësuar në vazhdimësi. Mjekët gjithashtu i kishin thënë që të dilte me njerëz. Në bazë të kësaj, avokati i tij ka kërkuar lirim dhe ka kundërshtuar dëbimin nga Zvicra të klientit të tij. Gruaja dhe fëmijët e të akuziarit janë rritur këtu.

    Gjykata Penale e ka dënuar kosovarin për mashtrim të shumëfishtë me një gjobë dy vjeçare me kusht, me 90 norma ditore prej 10 frangash. Ai, sipas gjykatës, ka mashtruar keq mjekët dhe komunën. Shpenzimet procedurale prej rreth 7.500 franga po ashtu i janë ngarkuar atij. Gjykata penale i ka shqiptuar atij gjithashtu një dëbim pesë-vjeçar. nga Zvicra.

    Interesat publike peshojnë më shumë se ato private të personit në fjalë, arsyeton gjykata. Meqenëse gruaja dhe fëmijët e tij janë po ashtu shtetas të Kosovës, është e arsyeshme që i akuzuari duhet të kthehet në Kosovë bashkë me familjen e tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit. Në Sallën Rideau të Otavës,...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Nga sot (14 mars) Rrugës së Arbrit i është shtuar edhe një tjetër tunel i ri tërësisht funksional, Tuneli i Murrizit. Vepra...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se bisedimet e mbrëmshme me Rusinë ishin produktive. Ajo tha se...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    Kronika14 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të...
    Sport14 Mars 2025
    Avokati dhe përfaqësuesi juridik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka njoftuar sot përfundimin e bashkëpunimit të tij me institucionin...
    Vip14 Mars 2025
    Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.