×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Nol Nushi e gjuan me ujë Tomë Gashin në studio televizive

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Mbrëmjen e 5 majit, në një nga studiot e Radio Televizionit të Kosovës, kishte ndodhu një situatë jo e zakonshme. Avokati Tomë Gashi dhe zyrtari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, pas përplasjes në emision ishin kacafytur edhe jashtë debatit. Kishin qarkulluar versione të ndryshme se si ka ndodhur rasti, mirëpo IndekOnline ka siguruar pamjet ekskluzive ku shihet dhe sqarohet e gjithë ngjarja që kishte ndodhur aty.

    Në video shihet Nol Nushi teksa e gjuan me ujë Tomë Gashin, por deri te kjo situatë sipas Milaim Zekës kishte ardhur pasi Gashi e ka fyer rëndë Nushin.

    Zeka i cili ishte pjesë e panelit në RTK kishte thënë se në momentin që kanë dalë siglat ka ndodhur incidenti.

    “Toma e ka fyer Nolin shumë rëndë, ku ky i fundit e ka gjuajtur me ujë, pastaj ne ndërhymë dhe nuk lejuam të bëhet diçka më e keqe. Unë personalisht nuk do të pranoja që askush i familjes sime të fyej Albin Kurtin, siç po fyejnë militantët e Vetëvendosjes”, kishte thënë Zeka.

    Ndërkohë zyrtari i PSD-së, Nol Nushi poashtu atë natë kishte pranuar se e ka gjuajtur me ujë Gashin, por jo edhe me sulmu siç kishin raportuar disa media.

    “Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës se e kam gjuajtur me ujë Tomën pasi jam ofenduar tepër rëndë. Jam sjellë konform situatës. Besoj të gjithë dëshmitarët e kanë parë se sa rëndë jam ofenduar. Nuk kam çfarë të shtoj pos asaj që shihet se çfarë zelli kanë marrë militantët e Vetëvendosjes ndaj neve. Kush më njeh e di që unë nuk jam person që rrihem. Për Tomën nuk kam çfarë të them pasi dihet se si asi është sjellë me lypësin në shesh”, kishte thënë Nushi.

    Për këtë situatë ishte deklaruar edhe vet Gashi. Ai duke mos e konsideruar sulm veprimin e Nushit kishte thënë se pas debatit Nushi e ka gjuajtur e ujë.

    IndeksOnline iu sjell pamjet ekskluzive ku shihet momenti që Nushi e gjuan me ujë avokatin Gashi dhe ndërhyrja e të pranishmeve për ta qetësuar situatën.

    https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/289998862185159/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.