×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Kurti qeverisi keq, kam prit që do t’i marrë 48 deri në 52%

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës, kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me LVV-në për krijimin e një koalicioni.

    “Opozita nuk mundet me bo qeverinë, egzistojnë 52 deputetë në kampin opozitarë, do duhej partitë opozitare meqenëse asnjëra prej tyre po thojnë që nuk dojm me shku përjashto NISMA-në, me thënë ne jemi zotu që jemi për një qeveri pa LVV, për negociata të mëtutjeshme i bëjmë kur na vjen radha. Kurti ja duhet me bë me Listën Serbe, ja duhet me kry mandatin me kry veten vet”, ka thënë ai

    Në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit, Molliqaj ka vlerësuar se Kosova është në një vit të rëndësishëm dhe se nuk shikon asnjë arsye se opozita mund të rrisë popullaritetin e saj. Sipas tij, rritja e tyre në fund është një rritje e vogël.

    “Nuk mendoj që Kosova është në pozicionin të thotë si një qeveri tjetër, si qeveria e Albin Kurtit për këtë vit, unë e shoh këtë vit kogja vendimtar. Nuk e shoh asnjë sen që tregon që qasja e tyre ka me i rrit, për mu për shkak se rritja është simetrike për dy partitë, nuk ka ndonjë lëvizje të tyre që e ka bo atë rritje, edhe në fund është rritje e vogël”, u shpreh ai për GazetaBlic.

    “Përkundër një qeverisje të keqe 4 vjeçare të Kurtit, ky i mori prap 400 mijë vota gati. Para se me u majt këto zgjedhje kanë thënë që nuk përseritet më rezultati i vitit 2021, por i mori afër 400 mijë. Reforma e LDK dhe PDK thanë se na qet në breg, nuk na qiti. Unë kom prit që do ti merr LVV prej 48 deri në 52%”, theksoi Molliqaj.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu dinamikën e rritjes së AAK-së dhe ecurinë e saj në zgjedhje, duke theksuar se ajo ka shpëtuar nga rënia nën pragun zgjedhor, falë dinamikës së Ramush Haradinajt.

    “Rezlutati i AAK, pak më i mirë se që unë e kam prit, kam prit që së bashku me NISMA-në do ti kenë 6 deputetë. Besoj për dy arsye kryesore, besoj që dinamika e shtuar e AAK dhe Haradinaj, e ka shpëtu AAK pa ra nën prag, dhe e dyta mendoj që teprimi ka qenë te kjo me Serbi mendoj që është edhe e pavërtetë edhe e padobishme elekoralisht. Unë mendoj që LDK edhe AAK gjithnjë kanë me pas më pak arsye me egzistu për shkak se cka kanë bo me pozicione Kurti. Rugovizmin i cili më shumë tash është rugovizëm kundër krahut të luftës të PDK sesa rugovizëm institucional e ka mar prap Albini”, përfundoi Molliqaj.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Lajme14 Mars 2025
    Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...
    Lajme14 Mars 2025
    Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti në vdiqën Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet fshatit Domorovc dhe Dheut...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.