Policia e Kosovës ka dhënë detaje për larguar mjetin shpërthyes që u gjet dje në vendin e punimeve ku do të ndërtohet Xhamia e Madhe në qendër të Prishtinë.
Policia njofton se se ky mjet shpërthyes, i cili u tërhoq nga njësia për deminim e Forcave të Sigurisë së Kosovës, i takon Luftës së Dytë Botërore.
Ai është gjetur nga punëtorët derisa ishin duke kryer punimet.
Pasi që mjeti ishte mbetje e Luftës së Dytë Botërore, me vendim të prokurorit, nuk është hapur rast.
“Punëtorët të cilët ishin duke kryer punimet kanë hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të llojit M45, e cila ishte e luftës së dytë botërore. Pasi që mjeti ishte mbetje e Luftës së Dytë Botërore, me vendim të prokurorit, nuk është hapur rast”, thuhet në raportin e policisë.