Edhe pse është pretenduar që një person i cili e kalon një herë virusin, ka pak gjasa që të njëjtin ta kalojë edhe për një herë të dytë.
Mjeku kosovar në Gjermani Halil Krasniqi, ka thënë për Front Online, që asnjë person nuk krijon imunitet të plotë ndaj tij.
“Virusi Covid-19 që nga shfaqja e tij shkakton mutacione. Për shkak të mutacioneve personi i cili ka qenë njëherë i infektuar me Covid-19, nuk përfiton imunitet dhe që është e mundur që të infektohet prapë nga mutacioni tjetër. Do të thotë ka një imunitet të pjesshëm, por jo të plotë”, ka thënë tutje ai.
Krasniqi ka folur edhe për simptomat kryesore të Coronavirusit, që e bëjnë atë të dallojë nga gripi sezonal, shkruan Front Online.
“Simptomat janë tanimë ngase edhe gripi sezonal dhe viruset e tjera janë në qarkullim, janë pothuajse të ndryshme. Duhet të kemi kujdes tek kollitja e cila është pothuajse e thatë, ethet, dhimbjet e kyçeve, molisje e plotë trupore, diarre por edhe temperaturë të lartë mbi 37”, ka thënë tutje ai.