×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët katolikë në Infektivë po kujdesen për pacientët me COVID-19 në ditën e Bajramit

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Mjekët e Klinikës Infektive të QKUK-së të cilët i përkasin besimit katolik, sot janë solidarizuar me kolegët e tyre myslimanë. Ata po kujdestarojnë sot në ditën e Fitër Bajramit

    Ekipa kujdestare përbëhet nga Dr. Vera Ndrejaj dhe Dr. Zef Mihili. Ata të dy ua kanë mundësuar kolegëve të tyre të besimit islam që të festojnë festën e Bajramit me familjet e tyre.

    Në kujdestari janë edhe dr. Albina Ponosheci dhe dr. Teuta Mustafai, si dhe anesteziologu dr. Arben Kryeziu.

    Ndrejaj dhe Mihili janë duke trajtuar sot 9 pacientë pozitiv me Covid-19, ndërsa i kanë në monitorim edhe tre të tjerë të cilëve iu janë dërguar mostrat për testim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Ndrejaj në një deklaratë ka treguar se tre pacientë janë në mjekimin intensiv, ndërsa një prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe i intubuar, shkruan Shneta.

    Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë prekur 1032 persona nga koronavirusi, 785 janë shëruar ndërsa të paktën 30 persona kanë ndërruar jetë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.