×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Ministrja Hajdari ofron bashkëpunimin e saj me sektorin privat

    FrontOnline
    15 Shkurt 2022

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një tryezë diskutimi me hisedarë nga institucionet shtetërore dhe sektori privat për të diskutuar rreth fuqizimit të dialogimit mes sektorit publik dhe privat dhe prioriteteve për vitin 2022.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se programi i Qeverisë përfshin objektiva të ministrisë që ajo udhëheq, si rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve vendore duke pasur parasysh se vendi ynë është furnizues alternativ për investitorët e huaj, rritja e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimi i qëndrueshëm përmes turizmit, inovacioni dhe ndërmarrësia si një sistem i brishtë i trashëguar dhe përkrahja dhe nxitja e bizneseve të cilët kanë për synim investimin.
    Ministrja Hajdari tutje tha se pa ndihmën e sektorit privat, këto objektiva nuk do të mund të realizohen.

    Ministrja Hajdari theksoi në veçanti ligjin për investimet strategjike dhe të huaja, duke thënë se ky ligj do të ofrojë një qasje të unifikuar të të bërit biznes në Kosovë, por edhe për të krijuar barazi për të gjithë investitorët vendorë. “Duhet theksuar në veçanti investimet strategjike dhe të huaja të cilat do të jenë të përfshira në një ligj të vetëm dhe do të oftojnë mundësinë e negocimit të drejtpërdrejt me Qeverinë”, tha Hajdari.

    Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë me komente në udhëzimet adiministrative, duke thënë se kontributi i sektorit privat u ndihmon shumë institucioneve në vendimmarrje.
    Pjesëmarrësit nga sektori privat theksuan disa nga shqetësimet e tyre të cilat ndërlidhen me zonat industriale, zonat doganore, dhe lehtësimin e financimit të eksportit.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim diplomaten e lartë amerikane, Anu Prattipati. Sipas Krasniqit, bashkë biseduan për rëndësinë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta ka ngacmuar Xuxin për zarfin e zi të mbërritur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. “Ti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.