×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari: Kemi përmirësim të dukshëm të mbikëqyrjes së tregut si dhe rritje të performancës së Agjensisë për Investime

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Në Komisionin për Integrime Evropiane raportoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.

    Ministrja gjatë raportimit tha misioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është përmirësimi i mjedisit të biznesit të zhvillimit konkurrueshmërisë.

    “Misioni kryesor i Ministrisë së Tregtisë dhe Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është përmirësimi i mjedisit të biznesit të zhvillimit konkurrueshmërisë dhe për të zhvilluar industrinë ndërmarrësinë dhe tregtinë në planin kombëtar për integrime evropiane dhe agjendave për reforma evropiane. Janë dy dokumente bazë të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës bën prioritizimin e objektivave. Në kuadër të saj kemi përmbushur shumë obligime të cilat kanë rezoltuar pozitivisht në raportin e fundit të Komisionit Evropian ku sipas raportit të Komisionit Evropian i cili përveq shumë arritjeve të Qeverisë në veqanti e vlerëson si kërkesë të dukshme plotësimin e kornizës legjislative në përputhje e direktivat e BE-së. Po ashtu vë në pah përmirësimin e dukshëm të mbikëqyrjes së tregut si dhe rritjen e performancës së Agjensisë për Investime. Për të plotësuar kornizën ligjore gjatë vitit 2023 janë miratuar 7 ligje 12 udhëzime administrative dhe 3 rregullore që fillojnë me ligjin për sigurinë e përgjithshëm të produkteve ligji për investime të qëndrueshme, projektligji i regjistrave përfitues, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin i ligjit për meteorologji në fazën e shqyrtimit në Kuvend. Projektligji për inspektoriatin qendror të mbikëqyrjes së tregut e miratuar nga Qeveria, Projektligji për tregti të brendshme i cili është hartuar dhe i ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe Projektligji për Inovacion e Ndërmarrësi i cili po ashtu ka kalu të gjitha fazat e konsultimit publik”, ka thënë Hajdari.

    Ndërsa në vijim ministrja Hajdari tregoi edhe aktivitetet që po i ndërmarrin aktualisht

    “Aktivitett që jemi duke i ndërmarrë në realizmin e masave të planifikuara për vitin 2024 kuadër të planit kombëtar për integrim evropian. Te kapitulli i parë lëvizja e lirë e mallrave është miratuar rregullorja e ministrisë Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores së ministrisë me 3 gusht 2023 sa vendimit të publikimit të listës së titujve me referencat e standardeve të harmonizuar të pajisjeve elektrike të destinuar për përdorim brenda kufinjëve të caktuar, tensionit me datën 29 dhjetor 2023 kemi miratuar vendimit me listën e standardeve të  harmonizuar të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda kufinjëve të tensionit”, ka thënë Hajdari.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.