×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Dumoshi: MKRS-ja e fokusuar në përkrahjen e ndërmarrësve të rinj

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Qendrën Inovative të Kosovës (Innovation Centre of Kosovo – ICK), për t’u informuar për aktivitetet dhe objektivat që ka kjo organizatë.

    Ajo u prit nga drejtuesit e kësaj organizate me në krye drejtorin ekzekutiv të ICK-së, Uranik Begu, njofton kumtesa ministrore.

    Ndër objektivat kryesore të organizatës në fjalë janë ndërmarrësia për të rinj, përkrahja për nisjen e bizneseve (start-up) për të rinj për krijimin e vendeve të reja të punës përmes inovacionit duke ofruar mbështetje në edukim në fushat e teknologjisë dhe ndërmarrësisë, transmeton lajmi.net.

    Me këtë rast, ministrja Dumoshi, tha se ndjehet e kënaqur për arritjet e organizatës e cila u ka mundësuar shumë të rinjve të trajnohen dhe më pas ose të hapin vetë biznese ose të përfundojnë si të punësuar.

    Ministrja Dumoshi foli për rëndësinë dhe rolin e MKRS-së në fushën e ndërmarrësisë dhe theksoi se partneriteti me palët që janë të përfshira në këtë fushë është e rëndësishme. “Jam e interesuar që të rris partneritetin publiko-privat në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen mundësi më të mëdha punësimi, që si qeveri, e sidomos ne si ministri që mbulojmë dikasterin e rinisë, të ndërmarrim veprime konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

    “Vendi ynë ka shumë të rinj të talentuar dhe si ministri po ndryshojmë dhe plotësojmë dokumentet ligjore dhe strategjike të cilat do të mundësojnë rritjen e punësimit të të rinjve. Aftësimi profesional i të rinjve duke përfunduar në tregun e punës është një prej objektivave me prioritet që kam si ministre dhe këta të rinj përpos që do të punojnë për tregun e brendshëm të Kosovës i cili nuk është edhe aq i madh, ata do të punojnë edhe për tregun e jashtëm, të cilët do të ndikonin në rritjen eksportit në njërën anë dhe të ardhurave për vendin tonë”, vlerësoi ministrja Dumoshi, në fjalën e saj informuese.

    Nga ana e tij, drejtori Begu e informoi në hollësi ministren Dumoshi me punën që bën ICK-ja në trajnimin e shumë të rinjve, në përkrahjen e start-upeve për bizneset e reja dhe përkrahjen e shumë projekteve inovative të cilat kanë depërtuar edhe në tregun global.

    Ministrja Dumoshi u shpreh se është e rëndësisë strategjike që rrëfime suksesi sikurse ICK-ja të përkrahen nga institucionet vendore për të marrë shërbimet e mira që ofron kjo organizatë ashtu që mbështetja financiare të përqendrohet përbrenda vendit dhe jo të dalë jashtë shtetit.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.