×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Ekonomisë kërkon mbështetje nga britanikët për përzgjedhjen e anëtarëve në borde

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mbajtur një diskutim virtual me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Ministri Kuçi dhe ambasadori Abbott kanë diskutuar lidhur me mbështetjen e britanikëve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve publike.

    “Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott sot kanë diskutuar për mbështetjen e britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën britanike për pozitat e larta drejtuese më 2 korrik.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka theksuar se kjo ishte kërkesa e parë e kryeministrit Avdullah Hoti që kishte ndaj tij.

    Ambasadori Abbott ishte shprehur se institucionet e Kosovës kanë nevojë për rekrutim profesional.

    “Në bazë të përvojave të kaluara, rekrutimet profesionale dhe transparente vazhdojnë të mbesin sfidë për Kosovën. Inkurajoj të gjithë qytetarët të cilët kanë përgatitje profesionale dhe plotësojnë kushtet të aplikojnë” kishte thënë ai gjatë nënshkrimit të memorandumit në fillim të korrikut.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.