×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministria e Administratës shpalli tender 750 mijë euro, s’ka mjete në buxhetin e këtij viti

    FrontOnline
    12 Mars 2020

    Me debate të ashpra është karakterizuar seanca e së mërkurës (dje) e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku është shqyrtuar ankesa e operaotëve ekonomik “Botek” dhe “Infosoft Systems” në lidhje me tenderin në vlerë prej 750 mijë euro të Ministrisë së Administratës Publike, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për furnizim me harduer për nevojat e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH), raporton portali “Front Online”.

    Tefik Sylejmani nga kompania ankuese “Botek” ka deklaruar me këtë rast se Ministria ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik me vendimin për anulimin e këtij tenderi. Sipas tij, kompania “Botek” në këtë aktivitet të prokurimit ka pasur ofertën më të lirë për 19% nga oferta e dytë, përderisa, siç ka thënë ai, kompania e rekomanduar për kontratë “Infosoft Systems”, nuk ka qenë teknikisht e përgjegjshme në këtë aktivitet të prokurimit.

    Sipas tij, Ministria e Administratës Publike ka qenë e detyruar ta bëj rivlerësimin e ofertave konform vendimit të OSHP-së, mirëpo, siç ka thënë ai, jashtëligjshëm ka marrë vendim mbi anulimin e aktivitetit të prokurimit me arsyetime të pabazuara dhe në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Rregulloret në fuqi.

    Në anën tjetër, Ilir Shehu nga kompania “Infosoft Systems”, kompani kjo që ishte rekomanduar për kontratë, ka deklaruar se e mbështesin raportin e ekspertit shqyrtues të OSHP-së, i cili ka rekomanduar që ankesat e operatorëve ekonomik të pranohen si pjesërisht të bazuara dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, Kujtim Gashi, ka deklaruar në seancën e OSHP-së se buxheti për këtë projekt ka qenë i paraparë vetëm për vitin 2019, ndërsa, sipas tij, nuk ka kod të veçant buxhetor për vitin 2020.

    “Ky projekt ka qenë për Ministrinë e Shëndetësisë. Për vitin 2019 ka qenë buxheti i paraparë për këtë projekt, por jo edhe për vitin 2020. Unë kam një shkresë nga Ministria e Financave që dëshmon se nuk kemi mjete buxhetore për këtë vit”, ka thënë Gashi.

    Sipas tij, pasi që për këtë projekt nuk ka fare kod buxhetor për këtë vit, prandaj nuk e di se si do të nënshkruhet kontrata mes palëve kur nuk ka mjete buxhetore.

    Ndërsa eksperti teknik i OSHP-së, Kreshnik Spahiu, ka thënë se anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit bie ndesh me nenin 62 të Ligjit të Prokurimit Publik.

    “Për më tepër Autoriteti Kontraktues është dashur që një projekt të tillë kapital ta inicioj me kohë. Andaj kemi rekomanduar që ankesat e operatorëve ekonomik ankuees të aprovohen si të bazuara, të anulohet vendimi i Autoritetit Kontraktues për anulimin e aktivitetit të prokurimit dhe rekomandojmë që lënda të kthehet në rivlerësim”, ka theksuar Spahiu.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Paga mesatare bruto në vitin 2024, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër...
    Lajme02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka njoftuar se sot janë ndaluar 15 persona. Sipas organit të akuzës, ata dyshohen për disa vepra penale....
    Ekonomi02 Qershor 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2024. Sipas ASK-së, në vitin 2024 pagat...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë, Michael Wegscheider dhe Stephen Osborn. Maqedonci dha...
    Lajme02 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për kujdes të shtuar pas rritjes së pranisë së arinjve në afërsi të vendbanimeve dhe...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.