×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj viziton Istogun

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Komunën e Istogut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Haki Rugova.

    Gjatë kësaj vizite, Ministri Zemaj me kryetarin Rugova kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në këtë komunë, me ç’rast Ministri Zemaj ka falënderuar autoritetet lokale dhe
    profesionistët shëndetësor të kësaj komune për përkushtimin e treguar gjatë kësaj kohe.

    Ai ka thënë se MSh është duke fuqizuar aktivitetet e saj si në aspektin e shtimit të kuadrit mjekësor, ashtu edhe të masave mbikëqyrëse për zbatimin e Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19, të miratuar nga Ministria.

    Ministri Zemaj tha se MSh do të jetë afër komunave duke siguruar mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor, duke e ditur rëndësinë e këtij niveli që është porta e parë e luftimit të sëmundjeve.

    Ai kërkoi që institucionet dhe qytetarët e Komunës së Istogut ta zbatojnë manualin dhe masat në fuqi në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.

    Kryetari i Istogut, z. Haki Rugova ka falënderuar ministrin për vizitën dhe bashkëpunim dhe e ka njoftuar atë me nevojat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në këtë komunë.

    Ai ka thënë se qendra operative e emergjencës në këtë komunë ka menaxhuar në bashkëpunim me institucionet qendrore situatën rreth Covid-19 në këtë komunë.

    Gjatë vizitës në Istog, Ministri Zemaj mori pjesë edhe në përurimin e shërbimit të maternitetit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjar , financuar nga fondet e Qeverisë së Republikës së Turqisë ku theksoi bashkëpunimin e mirë me partnerët në funksion të furnizimit të shërbimeve shëndetësore për nënat dhe fëmijët në Kosovë. Ai falënderoi Turqinë për mbështetjen e dhënë sistemit shëndetësor të Kosovës dhe asistencën konkrete gjatë pandemisë.

    Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, tha se ky donacion nga populli i Turqisë për qytetarët e komunës së Istogut shërben për të rritur kujdesin shëndetësor, sidomos për nënat dhe fëmijët dhe se ky shtet do të mbetet i angazhuar që ta ndihmojë popullin mik të Kosovës./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka folur për vizitën e Kaja Kallas në Kosovës, përfaqësueses së lartë të BE-së, ku thotë...
    Lajme22 Maj 2025
    Real Madrid njoftoi me deklaratë zyrtare se pesë njerëz janë dënuar me një vit burg këtë të mërkurë nga Gjykata në Spanjë,...
    Lajme22 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    “Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së....
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e enjte), do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen...
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.