×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj dhe Ambasadori Britanik Abbott diskutojnë për Covid-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë Nicholas Abbott, i cili ishte i shoqëruar nga Sam Paice, Udhëheqës i Departamentit politik, raporton Front Online.

    Në këtë takim, Ministri Zemaj ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si në rrafshin politik ashtu edhe për sistemin shëndetësor.

    Në këtë takim, fokus i diskutimeve ka qene menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Kosovë dhe nevoja që masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të respektohen nga qytetarët në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.

    Ministri Zemaj tha se MSh ka mobilizuar kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për një përgjigje sa më adekuate ndaj Covid-19 në këtë fazë të lirimit të masave, derisa ka theksuar që vendimet për lirimit e tjera eventuale do të merren bazuar në rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sipas situatës epidemiologjike në terren.

    Ai e ka siguruar Ambasadorin Abbott se sistemi shëndetësor në Kosovë është vënë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të secilit qytetar të vendit, ndërkohë që është vlerësuar edhe asistenca ndërkombëtarë për Kosovën në menaxhimin e Covid-19.

    Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadorin edhe me prioritetet e programit për shëndetësinë.

    Ambasadori Abbott ka inkurajuar MSh në zbatimin e masave të ndërmarra dhe ka theksuar nevojën që mesazhet për qytetarët të jenë shumë të drejtpërdrejta dhe ta kuptojnë që esenca e një reagimi të përgjegjshëm në këtë kohë nënkupton bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike, higjienës së lartë dhe zbatimit të gjitha masave të ndërmarra./Front Online

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Lajme28 Mars 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.