×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi takohet me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtarë të KiE-së, të cilët i ka informuar në lidhje me ecurinë e ligjit për funksionalizimin e gjykatës komerciale, procesin e hartimit të raportit nga grupi punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe vettingun.

    Ministri Selimi nga zyrtarët e KiE, u informua për tri projekte kyçe të Këshillit të Evropës në Kosovë, respektivisht Projektin kundër Krimit Ekonomik PECK III, Përforcimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – faza II VAW, si dhe për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë KoSEJ II.

    Veçanërisht është diskutuar për njërin nga projektet e KiE-së me Ministrinë e Drejtësisë, për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë sipas metodologjisë së CEPEJ-it, rezultatet e së cilës analizë dhe të dhënat e grumbulluara kanë shërbyer gjithashtu edhe në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe më pas në procesin e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimit e Ligjit.

    Me këtë rast, ministri Selimi tregoi se si rezultat i këtij projekti, Ministria e Drejtësisë është duke punuar në themelimin e një njësie për analiza dhe statistika në këtë ministri, e cila do të jetë njësi koordinuese dhe përgjegjëse për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë.

    Ndërsa Power ka vlerësuar pozitive seriozitetin me të cilën Qeveria e Kosovës i referohet ekspertizës së Komisionit të Venecias, që dëshmon vullnetin e vendit tonë për të respektuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

    Ministri Selimi dhe shefi i Zyrës së KiE-së Power, kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës në çështje kyçe, të cilat avancojnë sistemin tonë të drejtësisë.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.