×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi e përkrah themelimin e institutit të ri për krimet e luftës

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Përderisa presidenti Hashim Thaçi dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK’së po ftohen nga Specialja, drejtësia për krimet serbe në Kosovë vazhdon të mbetet sfidë. Por që kjo të lehtësohet sado pak, në Kosovë pritet që të themelohet Instituti i ri për hulumtimin e krimeve të luftës.

    Kjo nismë ishte ndërmarrë nga ish-ministrja Albulena Haxhiu por të cilën zotohet se do ta shtyjë përpara edhe ministri aktual, Selim Selimi.

    Ministri thotë se do të propozojë edhe disa anëtarë në grupin punues profesorë e ekspertë e mirëpresin rifunksionalizimin e Institutit që ishte shuar më 2018.

    Dy vjet pas shuarjes, në Kosovë pritet të krijohet një institut i ri për hulumtimin e krimeve të luftës.

    Një alaizë për krijimin e këtij instituti synohej ta jepte një grup punues që ishte krijuar nga ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ky ekip kishte pasur një takim edhe në muajin maj, disa ditë para rrëzimit të qeverië Kurti.

    Pavarësisht ndryshimeve në qeveri, puna e ekipit për themelimin e institutit për krime lufte do të vazhdojë. Këtë e ka kërkuar Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i cili krijimin e një instituti të tillë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm.

    Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar 12 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, saktësisht në vitin 2011, raporton RTK.

    Ky institut kishte punuar deri në vitin 2018 kur me vendim të qeverisë Haradinaj ishte shuar për tu krijuar një departament për drejtësi transitore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.