×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni paralajmëron një valë më të rrezikshme të koronavirusit në vjeshtë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipce tha se pritshmëritë se virusi do të zhdukej gjatë verës nuk u realizuan.

    “Virusi është këtu dhe padyshim që do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Ne duhet të jemi të përgatitur, të përgatisim sistemin shëndetësor dhe të respektojmë masat mbrojtëse” tha ai.

    Madje sipas tij vjeshta do të sjellë një valë të re infeksioni ku virusi do të jetë më agresiv dhe do të përhapet më shpejt.

    “Bota është larg nga fundi i pandemisë. Në rajonin e Ballkanit, kriza është përshkallëzuar kudo këto 10 ditët e fundit. Në Serbi ka mbi 300 raste në ditë, Bullgaria mbi 150, Bosnja mbi 170, Kroacia 86, Mali i Zi 57, Shqipëria 70, Kosova 100 në ditë. Ka një valë të re kudo. Ajo erdhi fillimisht te ne, dhe tani në të gjitha vendet përreth, kryesisht si rezultat i braktisjes së masave kufizuese dhe mosrespektim masa mbrojtëse personale.

    Unë mendoj se muajt e vjeshtës do të jenë një rrezik i madh për shkak të hapjes së kopshteve dhe shkollave, kështu që ne jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të respektojmë masat. Ajo frekuencë e shpeshtë e lëvizjes së studentëve dhe fëmijëve, pamundësia për të pritur në rresht si tani, sepse është më ftohtë në vjeshtë. Të gjithë do të duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse nuk zbatojmë masat, do të na duhet të vendosim kufizime. Vjeshta është një periudhë shumë e rrezikshme për të gjitha vendet në botë,” tha ai

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se në ditët në vijim Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive do të monitorojë situatën me zhvillimin e infeksionit të Covid-19 në Serbi dhe Kosovë dhe nëse vlerësohet se ka nevojë, do të konsiderohet mundësia e prezantimit të masave të caktuara kufitare.

    “Është e mundur që ne të propozojmë disa masa, në rast se vlerësojmë se rreziku i qytetarëve të këtyre vendeve që hyjnë në vendin tonë mund të rrezikojë sistemin tonë,” tha Filipce.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 7,124, numri i pacientëve të shëruar është 3,199, numri i vdekjeve është 346, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.579.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.