×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri gjerman: I lumtur që është shfaqur një dinamikë e re në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ministri i shtetit pranpranë Ministrisë së Punve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, tha se gjatë presidencës së Bashkimit Evropian,  Gjermania do të angazhohet për Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për të ardhmen e brezit të ri në Ballkan.

    Roth thotë se “Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtë dhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbull teknokratësh, kërkon ministri i shtetit”.

    Sipas tij, Gjermania do të vërë në agjendën e saj si presidente e radhës e BE-së çështje të rëndësishme për shumë njerëz si ndryshimi i klimës, forcimi i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë, bashkëpunimi shoqëror si dhe çështje që lidhen me azilin dhe migracionin.

    Në një intervistë për Deutschhe Welle  ai tha se Bashkimi Evropian po mbështet tani Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë me 3.3 miliardë euro, por gjatë presidencës gjermane do të jenë në rend të ditës edhe tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

    Ballkani në qendër të angazhimit gjerman për zgjerimin

    Pas bllokimit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, tha se “jam i lumtur që është tani shfaqur një dinamikë e re edhe me përfaqësuesin special Lajçak”.

    oth thekson se Gjermania do ta vendosë Ballkanin Perëndimor në qendër të angazhimit për zgjerimin.  “Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Evropian, por është oborri ynë i brendshëm dhe u shërben interesave tona”.

    Ministri i shtetit Roth tha se “gjatë presidencës së BE-së Gjermania do të angazhohet që në Ballkanin Perëndimor të kemi sa më shpejt që të jetë e mundur demokraci, sundim të ligjit dhe pajtim rajonal dhe mbi të gjitha që edhe brezi i ri të ketë një perspektivë. Ne do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të ri në Ballkanin Perëndimor. Pra edhe ky rajon do të arrijë prosperitet dhe stabilitet vetëm nëse Bashkimi Evropian merr përsipër më shumë përgjegjësi”.

    Sinjal i qartë për Turqinë

    Sa u përket zhvillimeve në Turqi dhe thirrjeve të disa politikanëve që pas vendimit për shndërrimin e Aja Sofisë në xhami BE-ja t’i ndërprese bisedimet me këtë vend, Michael Roth tha se Turqia ka bërë hapa prapa në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, por se BE-ja duhet të vazhdojë t’u dërgojë një sinjal të qartë atyre turqve që ndajnë vlerat evropiane. “Ne nuk i lëmë ata vetëm, se ne jemi akoma të interesuar për Turqinë”.

    “Nëse Turqia afrohet përsëri me drejtimit tonë, ka shanse që procesi i pranimit, i cili aktualisht është në pritje, të mund të ringjallet”, tha Roth.

    “Për momentin dialogu me Turqinë është shumë e vështirë dhe në Turqi vërtetë nuk po bëhet asgjë për sa u përket vlerave evropiane, por nëse vërtet duam të arrijmë diçka, nëse dëshirojmë gjithashtu të ushtrojmë ndikim në Turqi në mënyrë që ajo të përmbushë përgjegjësitë e saj në politikën e jashtme në rajon, atëherë duhet t’i thellojmë më tepër kontaktet tani dhe jo thjesht të heshtim”, tha Roth. /DW/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.