×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri Abrashi takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Sot Drejtori Ekzekuztiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku është pritur në takim nga Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, ku është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

    Drejtor Ekzekutiv Mazreku ka njoftuar Ministrin Abrashi lidhur me domosdoshmërinë e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Automjetet, nevojën për rishikimin e Strategjisë Rrugore dhe Planin e Veprimit, digjitalizim e sigurisë në rrugëve dhe zhvillimin e kampanjave të përbashkëta për rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për sigurinë në trafik.

    Ndryshimet legjislative përkatëse përfshijnë vlerësimin e heqjes së pengesave dhe kushtëzimeve të ndryshme për qytetarët në regjistrimin e mjeteve motorike, siç janë ato të pagesës së gjobave dhe taksave komunale, bartjen e periudhës së regjistrimit në pronarin e ri në rastin e shitblerjes së mjetit motoric dhe çështje të tjera të ngjashme. Rishikimi i Strategjisë Rrugore dhe Planit të Veprimit ka për qëllim përfshirjen më të gjërë të palëve të interesit në dhënien e kontributit të tyre në marrjen e masave efikase për të krijuar siguri më të lartë për qytetarët, ku do të kenë mundësinë e përfaqësimit në këtë proces edhe përfaqësuesit sectorial, organizatat përfaqësuese të kontrollave teknike, autoshkollave dhe të tjerë.

    Sa i përket digjitalizimit, duke qenë se në vitet e fundit, sipas statistikave zyrtare numri i mjeteve motorike të pasiguruara e të paregjistruara është rritur dukshëm, do të vendosen pajisjet digjitale të cilat do të detektojnë këto mjete nëpër të gjitha hyrje-daljet e qyteteve të Republikës së Kosovës dhe brenda tyre. Ndërkaq, kampanjat do të fokusohen në rritjen e vetëdijes së qytetarëve në respektimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre gjatë pjesëmarrjes në trafik.

    Për realizimin e këtij bashkëpunimi, palët janë zotuar që në ditët në vijim të nënshkruajnë një Memoranduim Bashkëpunimi ku do të trajtohen temat si më sipër dhe përgjegjësitë institucionale në këtë drejtim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.