×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Miliona fëmijë në punë në vend të shkollës

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Përmasat globale të punësimit të të miturve mund të rriten përsëri pas rreth dy dekadash rënie për shkak të pasojave shkatërruese ekonomike të pandemisë Corona, paralajmëruan dy organizata të OKB-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare Botërore kundër Punës së Fëmijëve.

    “Miliona fëmijë janë në rrezik të detyrohen përsëri të punojnë si rezultat i krizës”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). “Kjo do të thotë që puna e fëmijëve do të shënojë për herë të parë rritje që nga viti 2000.”

    ILO dhe UNICEF theksuan se pandemia e Coronës po çon në rritjen e varfërisë dhe rënien e të ardhurave familjare. Rritja e punës së fëmijëve është konstatuar shpesh në situata të tensionuara ekonomike. Fëmijë që janë tashmë të punësuar do të duhet të punojnë më gjatë ose të bëjnë punë më të rrezikshme. ILO dhe UNICEF-i u kërkojnë qeverive të zgjerojnë programet e tyre për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi.

    Fund punës së fëmijëve deri në vitin 2025?

    Vlerësimet më të fundit të ILO-s lidhur me punësimin e fëmijëve botuar në vitin 2017 i referohen vitit 2016. Sipas tyre në të gjithë botën ishin të punësuar rreth 152 milion fëmijë midis moshës pesë dhe 17 vjeç. Kjo shifër është 94 milion më pak se në vitin 2000.

    Në atë kohë ILO-ja vlerësonte se në vitin 2020 numri i fëmijëve të punësuar do të binte në 121 milion. Qëllimi i Kombeve të Bashkuara është eliminimi i punës së fëmijëve deri në vitin 2025.

    Ndërsa raporti aktual i ILO-s supozon të kundërtën. Aty thuhet se tashmë ka shenja që puna e fëmijëve po rritet, ndërsa shkollat në të gjithë botën po mbyllen për të zvogëluar rrezikun e infeksionit me virusin e Coronës. Më shumë se 90 përqind e të gjithë nxënësve, pra 1.6 miliardë të rinj në të gjithë botën, janë prekur nga mbylljet e përkohshme të shkollave. Por shkollat i mbronin fëmijët edhe nga shfrytëzimi, dhe ky instrument kontrolli tani nuk vepron. “Edhe nëse shkollat hapen përsëri, disa prindër mund të mos jenë më në gjendje të lejojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”, thuhet në raport.

    Më pak se 1,90 dollarë në ditë

    Banka Botërore vlerëson se 40 deri në 60 milion vetë mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme këtë vit si rezultat i krizës së Coronës. Atyre do t’u duhet të jetojnë me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Organizatat e OKB ende nuk mund të japin shifra konkrete, por u referohen studimeve të mëparshme, për shembull, në Bregun e Fildishtë, Afrikën e Jugut ose Brazili, ku puna e fëmijëve ka shënuar rritje të madhe pas rënies ekonomike.
    pp/ag

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e KiE, Antonio Costa, i cili ka ardhur...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrë konferencë për media për ditën e premte. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Vip15 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj sot ka ndarë më ndjekësit e saj një fotografi, ku ka thënë se është duke fjetur. Përmes...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e KiE, Antonio Costa, i cili ka ardhur...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Rutte...
    Sport15 Maj 2025
    Drejtori sportiv i Kombëtares së Belgjikës, Vincent Mannaert, ka vlerësuar lart mesfushorin me prejardhje shqiptare, Ardon Jasharin, duke e cilësuar atë si...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Tiranë. Rama tha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.