×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë do të mbyllte plagën e vjetër të përplasjeve

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Ish-deputeti Milaim Zeka, ka folur rreth marrëdhënieve dhe problemeve që Kosova ka me Serbinë, duke thënë se shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve për të mbyllur plagën e vjetër të përplasjeve.

    Duke folur për televizonin A2, Zeka ka thënë se veriu i Mitrovicës kontrollohet nga bandat serbe dhe kjo nuk pranohet nga liderët në Kosovë.

    “Prej urës së Ibrit, deri në kufi me Serbinë, duhet të ecësh me makinë 40 minuta, të cilat janë 100% nën kontrollin e Vucic. Këtë realitet të dhimbshëm nuk kanë dashur ta pranojnë liderët gënjeshtarë të Kosovës. Askush nuk ka thënë se veriu kontrollohet nga bandat serbe. Deshëm apo nuk deshëm ne të pranojmë realitetin e hidhur, 17% e territorit të Kosovës, kontrollohet nga bandat serbe. Ne kemi një kushtetutë të dhimbshme, pasi në Kosovë nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim i proceseve politike pa votën e deputetëve të Listës Serbe. Edhe këtë realitet të hidhur nuk e pranojnë politikanët e Kosovës”, është shprehur Zeka.

    Tutje ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve është mbështetur edhe nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova dhe se kjo do ishte zgjidhja që dy vendet, Kosova dhe Serbia të mbyllin plagët e vjetra të përplasjeve.

    E vetmja zgjidhje përfundimtare me Serbinë, që të largojmë njëherë e përgjithmonë atë luftën tonë 120-vjeçare, të shkëmbejmë territoret. Leshaku, Leposavici, Zubin Potoku, t’i jepen Serbisë, ne të marrim Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe ta mbyllim këtë plagë”, u shpreh Zeka.

    “Ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë një ide e vjetër, e cila është mbështetur edhe nga ish-presidenti Rugova, edhe nga akademiku Daci edhe nga Rexhep Qosja, edhe nga njerëz të tjerë, është mbështetur edhe nga unë. Leshaku, Leposavici, Zubin Potoku, të cilët janë me banorë 100% serbë, një territor tepër i vogël, një territor që i ka takuar Serbisë deri në vitin 1960. ” ka thënë ndër të tjera Milaim Zeka.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.