×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    MIE: Nga data 22 qershor nisin rregullisht fluturimet në Rinas

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

    Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

    Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.

    Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

    Njoftimi:

    Në kuadër të iniciativave për ringritjen e industrisë së aviacionit civil në Shqipëri, pas vështirësive që rezultuan nga situata e paprecedent e COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për rifillimin gradual dhe të sigurtë të aktivitetit të transportit ajror.

    Prioritet i veprimtarisë në kontekstin në fjalë është rivënia në funksionim e transportit ajror në përputhje me rregullat parandaluese dhe mbrojtëse të sigurisë së shëndetit, hartuar sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë të aviacionit civil dhe atyre të shëndetit publik.

    Duke mirëkuptuar e mbështetur dëshirën dhe nevojën e shoqërive ajrore që kanë skeduluar fluturime të rregullta ndërkombëtare për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të nisur sa më shpejtë aktivitetin e tyre, dëshirojmë të konfirmojmë se të gjitha përpjekjet po ndërmerren nga autoritetet shtetërore shqiptare për të mundësuar rifillimin e fluturimeve në mënyrë të koordinuar dhe të organizuar me shtetet partnere me të cilat zbatojmë Marrëveshje të Shërbimeve Ajrore.

    Duke konsideruar deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, sipas së cilës rekomandohet ndër të tjera heqja e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke filluar nga 1 Korrik 2020 si dhe duke konsideruar angazhimet e disa shteteve të tjera të Zonës Shengen për të ndjekur të njëjtën qasje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

    Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

    Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.

    Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

    Përtej lajmit të shumëpritur për rinisjen e fluturimeve ajrore Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm që të garantohen operimet e sigurta, eficiente dhe mbi të gjitha siguria e shëndetit të punonjësve të këtij sektori dhe ajo e pasagjerëve.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Një grua është vrarë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës në Poloni, tha policia. Universiteti tha se ajo ishte...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Bashkimit Europian. Një muaj pas hapjes se negociatave për “Tregun e Brendshëm”, të enjten...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të zhvillohet edhe nesër duke filluar nga ora 10:00. Kjo...
    Lajme08 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini. Siç njofton Presidenca,  Osmani i uroi...
    Lajme08 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej një muaji ndaj...
    Lajme08 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime tek familja e Kaqusha Jasharit për vdejken e saj. Në një postim në Facebook,...
    Lajme08 Maj 2025
    Lidhja Demokratike të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dorëzimin zyrtarisht të kallëzimeve penale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj...
    Artikull i Sponsoruar08 Maj 2025
    Petrol Company, një nga liderët në ofrimin e derivateve në Kosovë, po vazhdon zgjerimin e sajtë pandalshëm në çdo cep të vendit. Pas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.