×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Metoda e Musk: Mësoni nga partnerët dhe vazhdoni rrugëtimin vetëm

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Elon Musk vlerësohet si një inovator i cili prej asgjëje filloi idenë për ndërtimin e makinave.

    Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kompania e tij sot njihet si një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë gjerësisht rreth 16 viteve të fundit.

    Të dhënat e tij tregojnë se Musk krijoi aleanca me kompani të cilat nuk e posedonin teknologjinë e Teslas, ai punësoi disa prej punonjësve të tyre më të talentuar, dhe ndërkohë e krijoi versionin e tij të makinave.

    Ekipi i kompanisë së tij po përgatitet të zbatojë hapat e rinj, në mënyrë që Tesla të bëhet një kompani më e pavarur.

    Musk ka hedhur sugjerime për muaj me radhë se Tesla po përpiqet të prodhojë bateri me kosto të ulët, e të njëjtën kohë me jetëgjatësi me një bazë të barabartë sikurse automjetet me benzinë me çmim më të ulët.

    Projektimet e reja të baterive si dhe proceset e prodhimit janë vetëm disa prej zhvillimeve që kompania e tij ka vendosur t’i arrijë ndërkohë. Tesla po përpiqet të zvogëlojë varësinë nga partneri i saj për prodhimin e baterive, Japan Panasonic.

    “Elon nuk ka dëshirë që biznesi i tij të varet edhe nga dikush tjetër”, tha një ish-drejtues i lartë në Tesla.

    Për sa i përket prodhimit të baterive, Tesla është në partneritet me Panasonic; LG Chem të Koresë së Jugut dhe me “China’s Contemporary Amperex Technology Co Ltd”, bashkëpunim i cili pritet të vazhdojë më tutje.

    Në të njëjtën kohë, kompania e Musk është në shqyrtim për prodhimin e ‘qelizave’ të baterive – njëherësh përbërjet themelore të paketave për sa i përket baterive tek automjetet elektrike. Musk ka punësuar dhjetëra ekspertë tek të dyja kompanitë të cilat janë në ndërtim e sipër. Njëra gjendet në Gjermani dhe tjetra në Fremont të Kalifornisë.

    “Nuk ka pasur asnjë ndryshim mes marrëdhënieve tona me Teslan”, tha Panasonic në një deklaratë.

    Qëllimi për të arritur gjithçka

    Që kur filloi kompaninë e re në vitin 2004, qëllimi i Musk ka qenë të mësonte mjaftueshëm nga partnerët, në mënyrë që të fillojë prurjen e teknologjive kryesore në firmën e Teslas, thanë disa ekspertë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

    Bateritë, një pjesë e madhe e kostos së një makine elektrike janë thelbësore në metodën e Musk. Derisa ekspertët janë shprehur për vite me radhë kundër zhvillimit të këtyre ‘qelizave’ nga vetë kompania, ai gjithsesi ka ecur drejt këtij qëllimi.

    “Thuaji atij ‘Jo’, dhe pastaj ai me çdo kusht tenton ta arrijë atë qëllim”, tha një ish-punonjës i Teslas.

    Ndryshimet në dizajnin e baterive si dhe proceset e prodhimit, Tesla pritet t’i zbulojë gjatë javës së ardhshme. Ato kanë për qëllim ripunimin e llogaritjeve që deri më tani i ka bërë makinat elektrike më të shtrenjta se sa automjetet që emetojnë karbon të motorëve me djegie.

    Gjatë muajit maj sipas Reuters, kompania e Musk kishte planifikuar të lansojë bateritë me kosto më të ulët me një milionë milje udhëtim.

    Largpamësia e Musk

    Panasonic është në partneritet me Teslan me fabrikën e tyre në Nevada “Gigafactory”, ndërsa CATL dhe LG Chem furnizojnë kompaninë e Musk me ‘qeliza’ të baterive në Shangai, ku janë mbledhur modulet dhe paketat e baterive për sedanin e saj Model 3.

    Panasonic kohët e fundit tha se po planifikon të zgjerojë linjat e saj të prodhimit në Nevada.

    Partneriteti i Gigafactory, pothuajse nuk ndodhi, sipas dy ish-drejtuesve të Teslas. Musk urdhëroi një ekip që të studionte prodhimin e baterive në vitin 2011, mirëpo bashkëpunimi me Panasonic u realizua në vitin 2013.

    Tani kompania po teston një linjë prodhimi të ‘qelizave’ në Fremont, si dhe po ndërton strukturën e saj të madhe të prodhimit të qelizave të automatizuar në Gruenheide të Gjermanisë.

    Gjatë bashkëpunimit me investitorin Daimler, Musk u interesua për sensorët që do të ndihmonin në mbajtjen e makinave brenda ‘shiritave të trafikut’.

    Deri në atë kohë, Tesla Model S nuk përmbante kamera ose sensorë të sofistikuar të ndihmës së shoferit siç ishin të përdorura në Mercedes S-Class.

    “Ai mësoi nga kjo dhe e çoi punën e tij një hap më tej. Ne i kërkuam inxhinerëve tanë ta synonin Hënën ai u ngrit drejt për në Mars”, tha një inxhinier i vjetër i Daimler.

    Ndërkohë, një shoqatë në bashkëpunim me Toyotan e Japonisë, një investitor i hershëm e mësoi atë për menaxhimin e cilësisë.

    Përfundimisht, kompanitë Daimler dhe Toyota kishin luajtur rol në ‘perfeksionimin’ e Teslas, së bashku me Alphabet Inc, Google, Apple, Amazon, Microsoft, sikurse edhe prodhuesit rivalë të makinave Ford, BMW dhe Audi.

    Partneritetet e ‘dështuara’ të Musk

    Megjithë bashkëpunimeve, disa marrëdhënie nuk përfunduan edhe aq mirë për kompaninë e Musk.

    Kompania kishte punuar me prodhuesin izraelit të sensorëve Mobileye në vitin 2014, për të mësuar se si të projektonte një sistem vetë-drejtues që evoloi tek Autopilot i Teslas.

    “Mobileye ishte forca lëvizëse pas Autopilotit origjinal”, tha një ish-ekzekutiv i cili nuk pranoi të prononcohej me emër.

    Mobileye i cili tani është në pronësi të Intel, kishte rrezikuar të ndante teknologjinë me një kompani të re sikurse Tesla, ai ishte në prag të kolapsit në fund të vitit 2008 dhe tani ka një vlerë tregu prej 420 miliardë dollarësh.

    Mirëpo, ‘ndarja’ e tyre ishte e ashpër pasi një shofer vdiq në vitin 2006 kur vetura e tij Model S me sistemin Autopilot pësoi një përplasje.

    Në atë kohë, Amnon Shashua, i cili tani është shefi ekzekutiv i Mobileye, tha se sistemi Autopilot i Teslas nuk ishte krijuar për të mbuluar të gjitha situatat e mundshme të aksidentit, pasi ishte system i ndihmës së drejtuesit dhe jo pa shofer, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

    Ish ekzekutivi i Mobileye tha se nuk bëhej fjalë që Tesla kishte përdorur në mënyrë të gabuar teknologjinë e tyre.

    Katër vjet më pare Musk kishte blerë pjesë të kompanive pak të njohura si Grohman, Perbix, Riviera, Compass, Hibar Systems për të avancuar me shpejtësi ekspertizën e Teslas në automatizëm. Maxwell dhe SilLion rritën më tej aftësinë e kompanisë në teknologjinë e baterisë.

    “Ai mësoi shumë nga ata njerëz”, tha Mark Ellis, një konsulent i vjetër në Munro & Associates, i cili ka studiuar gjerësisht Teslan.

    “Musk i shfrytëzoi ato informacione dhe njohuri për ta perfeksionuar ‘krijimtarinë’ e tij”, u shpreh ai.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve....
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Sport26 Prill 2024
    Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të cuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.