×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mësimi online gjatë kohës së pandemisë me Covid-19

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) mori vendim që nga 11 marsi të mbyllen të gjitha institucionet edukativo- arsimore, raporton portali Front Online.

    Mbyllja e shkollave ishte një sfidë, pasi që për herë të parë në vendin tonë nxënësit do të mësonin online me platformat të cilat i kishte hartuar MASHT-i.

    Se si e kanë menaxhuar situatën me pandeminë e Coronavirusit në fushën e arsimit, për Front Online ka folur drejtori i Shkollës “Mehmet Akif”, Nazmi Ulus.

    Ai tha se pas përhapjes së Coronavirusit në Kosovë, stafi i shkollës ka bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të zhvillohet përmes programit ZOOM, i cili u mundëson nxënësve të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga mësimdhënësit e tyre.

    “Ne si shkollë MAC dhe ISP dimë mirë ta menaxhojmë situatën në kohë vështirësie. Por kjo vështirësi me të cilën u përballëm në vitin 2019-2020 është diçka që u përball e gjithë bota. Kjo periudhë ishte kalimi në mësimin online. Kjo ishte diçka e re jo vetëm për botën dhe Kosovën, por edhe për ne. Në menaxhimin e kësaj situate të gjithë mësuesit tanë dhanë kontributin e tyre. Më 11 mars u mbyllën të gjitha shkollat dhe hynë në një sistem të quajtur “lock doën”. Mësimi te ne u zhvillua me programin ZOOM ku të gjithë nxënësve iu dhanë username dhe pasëorda që të kryqen për mësim online”, tha ai për Front Online.

    Ulus tha se gjatë kohës së pandemisë, shkolla “Mehmet Akif”, ka mbajtur mësim në të gjitha lëndët.

    “Ishim gati me të gjithë stafin tonë. Nuk është një punë e lehtë, por është një punë goxha e vështirë, por ia dolëm me sukses. Siç e dimë për shkak të situatës të gjithë shkollat dhe njerëzit e patën shumë të vështirë të ambientohen me gjendjen e re, por ne dolëm gati para nxënësve. I filluam mësimet pa humbur as edhe një orë mësimore. Me të gjitha lëndët si matematika, fizika, por edhe edukata fizike, muzika apo arti”, tha Ulus për Front Online.

    Ulus foli edhe për hapjen e çerdheve. Ai tha se për dallim prej të tjerëve, shkolla “Mehmet Akif” ka bërë ndarjen e nxënësve në mënyrë që të ruhet distanca.

    “Në kohën e fundit janë marrë disa vendime në lidhje me testin e maturës dhe hapjen e çerdheve, por ne si ne grupet parashkollore- çerdhe jemi gati për mësim dhe kemi rregulluar numrin e nxënësve në mënyrë që të aplikojmë mbajtjen e distancës, por ne nuk kemi shumë frikë në lidhje me rikthimin fizik në shkollë”, tha ai tutje për Front Online.

    Në fund, Ulus, tha se stafi i shkollës “Mehmet Akif” me padurim e pret muajin shtator ku do të fillon viti i ri shkollorë, pasi që siç tha ai, gjatë kohës së pandemisë iu kanë munguar zërat e nxënësve të cilët ngjajnë më zërat e “zogjve”.

    “Ne lidhje me pyetjen e fundit dua të them se në muajin shtatorë i presim nxënësit me katër sy në shkollë, është një thënie e mirë në gjuhën turke ”Shkollat janë të bukura me nxënës”. Ne arsimtarëve zëri i nxënësve na ngjan në zërat e ‘zogjve’ në natyrë, jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tyre, por në këtë periudhë shtëpitë e gjithë arsimtareve u shndërruan në shkolla, por prapë na merr malli për ditët në shkollë ku nxënësit ishin këtu fizikisht”, tha ai për Front Online.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.