×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimi nis nesër, fëmijët rrezik potencial për përhapjen e virusit

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Shtyrja e procesit mësimor në vend për 14 ditë ka bërë që shumë shkolla të përgatitën edhe më shumë. E hëna do t’i gjejë nxënësit nëpër banka shkollore por ekziston frika ende e përhapjes së pandemisë.

    Temë diskutimi kanë qenë tri alternativa: mësimi online njësoj si në pjesën e dytë të vitit shkollor që kaloi, mësim i alternuar midis atij online dhe në banka si dhe rikthimi i plotë i nxënësve në shkollë.

    Shtyrja e procesit mësimor sipas anëtares së komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu është i rregullt, teksa thotë se ky vendim është marrë në të mirë të komunitetit.

    Sipas saj, ka kërkesa nga mësimdhënësit dhe prindërit që të fillojë procesi mësimor.

    “Ka qenë vendim i marr së bashku edhe me drejtorët e shkollave dhe vendim i ministrisë mirëpo në prapavijë mund të them se në bisedë e sipër me mësimdhënës sidomos të klasave të para janë shumë të përkushtuar që mësimi të fillojë sa më parë por edhe me prindërit është kërkesë e tyre. Pra uroj që të fillojë dhe të mos humbim sepse jo vetëm këtë vit për shkak të pandemisë që na ka preokupuar edhe neve të gjithëve”.

    “Mirëpo e kemi pasur edhe një vit paraprak i cili nuk është zhvilluar ashtu siç është interesi jonë edhe i nxënësve dhe mësimdhënësve prandaj konsideroj që më e mira kish me qenë me masa të mbahet mësimi në objekte shkollore. Pa qenë vetë fizikisht nxënësit në shkollë dhe pa u zhvilluar mësimi në klasë mësimi. Uroj që të mos përsëritet ky vit që po e lëmë prapa”, tha ajo.

    “Nuk mund të themi vit i dështuar por një vit, i cili uroj të mos përsëritet asnjëherë mirëpo në këto rrethana që zhvilluam mësimin nëse fillojmë tani besoj që përkushtimi i mësimdhënësve dhe institucioneve është që të përkushtohemi dhe mangësitë që kanë ndodhur vitin e kaluar t’i evitojmë dhe të fillojmë me vitin shkollor janë gjenerata që po humbin edhe, por shkak të grevave”, tha Haxhiu.

    Por ndryshe mendon Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”. Ai për Ekonomia Online ka thënë se shtyrja e procesit mësimor të jap një siguri më të madhe te komuniteti i shkollës.

    “Shtyrja e procesit mësimor nuk besoj që ka kontribuar që të jap një siguri më të madhe te komuniteti i shkollës. Unë e rikujtoj që siguria në rikthim varet shumë nga vetëdijesimi i komunitetit për reagim dhe jo domosdoshmërish i kufizim në protokolle dhe parapërgatitje”.

    “Kemi të bëjmë me grup-mosha të reja që vështirë mund të reagojnë të organizuar sipas protokolleve, andaj këtu kthehet përgjegjësia në veçanti te mësimdhënësit dhe prindërit që të njëjtit t’i vetëdijesoj mirë fëmijët e tyre që t’i instalojnë një kulturë personale të higjienës që pastaj e njëjta mund të shfaqet në komunitet të shkollës”, tha ai.

    Qehaja është i mendimit se institucionet duhet të përgatiten për çfarëdo forme të vazhdimit të mësimit.

    Teksa ka folur për mundësinë e mbajtjes së mësimit online, Qehaja thotë se nuk është dëshmuar ndonjë rezultat, përkundrazi një numër i nxënësve nuk kanë pasur përfshirje në të.

    “Mësimi online nuk ka dëshmuar ndonjë rezultat, përkundrazi një numër jashtëzakonisht i madh i fëmijëve nuk kanë pasur hiq përfshirje në të ose një përfshirje shumë të kufizuar”.

    “Sistemi ynë arsimor është shumë i mangët, kjo humbje nga marsi për shkak të pandemisë ka qenë shumë e dëmshme dhe çfarë do rikthimi në të njëjtën gjendje pra jashtë bankës shkollore do të ketë një dëm ende më të madh te fëmijët, që pastaj shfaqet në të cilat sferat pa përjashtim”, tha Qehaja.

    Të premten, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka konfirmuar se mësimi në shkolla do të fillojë nga 14 shatori i ndarë në dy faza

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rogovë të Gjakovës pasi që kishin shtënë me armë zjarri. Gjatë bastisjes janë konfiskuar disa armë...
    Ekonomi01 Qershor 2025
    Megjithë kundërshtimet e vazhdueshme, bizneset e mëdha kosovare prej 1 qershorit 2025 do të detyrohen të hynë në tregun e lirë të...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas paralajmërimeve të fundit, disa...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Grazhdanik në Prizren, ku si pasojë e...
    Sport31 Maj 2025
      Në një postim të fundit, Remzi Ejupi, ish-president i FC Prishtinës dhe një figurë e njohur në futbollin kosovar, ka ngritur...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.