Lajme

Merret vendimi, pezullohet puna në tregje – ndalohen ceremonitë fetare dhe…

Merret vendimi, pezullohet puna në tregje – ndalohen ceremonitë fetare dhe…
13:52 | 13 Korrik 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të pezullohet puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve, raporton Front Online.

Në këtë mbledhje është vendosur edhe për pezullimin e ceremonive fetare si dhe grumbullimi i më shumë se 5 perosnve në sheshe publike, parqe e të ngjashme.

“Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës pezullon punën e tregjeve publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pezullon ceremonitë fetare; si dhe ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme”, thuhet në vendimin e Qeverisë, raporton Front Online.

Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa

Të tjera