×
  • Kronika
  • Kronika

    Merret vendim ndaj pejanit që tentoi t`i dhunojë dy femra

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Gjykata Themelore në Pejë, departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z, pasi që i njëjti ka tentuar që të dhunojë dy femra, raporton “Front Online”.

    Njoftimi i plotë i Gjykatës:

    Me datë 30.04.2020, rreth orës 13:00, në Komunën e Pejës, pa pëlqimin e të dëmtuarave, me përdorimin e forcës ka tentuar që të kryej aktin seksual ndaj të dëmtuarave në atë mënyre që pasi i pandehuri kishte vërejtur të dëmtuarat të cilat ishin duke ecur në këmbë, i pandehuri pasi del nga ara në rrugë i afrohet të dëmtuarave dhe zhveshë pantallonat deri nën gjunjë duke nxjerrë organin gjenital dhe i afrohet të dëmtuarave dhe atë fillimisht njërës të dëmtuar dhe pasi e dëmtuara fillon të bërtas dhe e shtynë të pandehurin dhe e godet me shuplake për çka i pandehuri e kap të dëmtuarën për të dy krahët duke e përplasur për toke e pastaj niset në drejtim të dëmtuarës tjetër të cilën fillimisht e shtyn duke e hedhur në kanal jashtë rrugës dhe pastaj hip mbi të dëmtuarën mirëpo në atë moment e dëmtuara e kap për fyti të pandehurin dhe me një guri e godet në kokë dhe në atë moment njëra nga të dëmtuarat bërtet duke thëne “Ja po vjen Policia” dhe kur i pandehuri dëgjon këto fjalë largohet nga vendi i ngjarjes.
    Me këto veprime i pandehuri B.Z kryer veprën penale dhunim i mbetur në tentativë nga neni 227 par. 4 pika 4.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 28 të KPRK-së,
    Të pandehurit B.Z gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e tre (3) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi .
    I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës të ia paguaj shumën prej 50 €, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .
    Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.
    Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.