×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: Samiti i BE-së për rimëkëmbje mund të përfundojë pa marrëveshje

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se liderët e BE-së mund të dështojnë për të arritur marrëveshje të dielën në lidhje me një plan të madh për rimëkëmbje të ekonomisë së dëmtuar nga pandemia.

    Në ditën e tretë të samitit, të cilën Merkel e cilësoi ndoshta edhe si ditë vendimtare, ajo tha se 27 udhëheqësit kanë shumë pozicione për madhësinë e fondeve, për rregullat e qasjes në to dhe për ndërlidhjen e tyre me sundimin e ligjit.

    “Unë ende nuk mund të them nëse një zgjidhje do të gjendet. Ka shumë vullnet të mirë, por mund të ndodhë gjithashtu që asnjë rezultat të mos arrihet sot”, tha liderja e Gjermanisë.

    Ajo pritet të zhvillojë diskutime me presidentin francez, Emmanuel macron, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, për të përgatitur një ofertë të re pasi Holanda dhe disa vende të tjera e bllokuan arritjen e marrëveshjes.

    Michel ka propozuar një pako prej 750 miliardë eurosh për grante dhe hua, të cilat do të shfrytëzoheshin nga vendet anëtare për ta rimëkëmbur ekonominë e futur në recesion historik. Megjithatë, Austria ka thënë se kjo pako është shumë e madhe, ndërsa Holanda dëshiron që shtetet ta kenë të drejtën e vetos për planet kombëtare të shpenzimeve.

    Pjesa tjetër e liderëve të BE-së pritet të zhvillojë takim në orën 12 dhe bisedimet mund të vazhdojnë deri në orët e vona të natës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.