×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: E paqartë nëse BE do të miratojë planin e fondit të rimëkëmbjes këtë javë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fond rimëkëmbjeje nga COVID-19 dhe një buxhet shumëvjeçar gjatë një samiti këtë javë, duke pasur parasysh se mbeten ende mosmarrëveshje.

    Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen fizikisht të premten dhe të shtunën për të arritur një kompromis për një paketë stimuluese shumë-miliarda dollarëshe të propozuar nga Gjermania dhe Franca. Debati ka qenë i lidhur me një diskutim për buxhetin afatgjatë të bllokut prej 27-vendesh anëtare.

    Kancelarja Merkel foli me gazetarët gjatë vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg – shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, në veri të Berlinit, ku të dy zhvilluan bisedime. Ajo tha se pozicionet janë ende shumë larg për të bërë parashikime se si do të zhvillohen negociatat.

    Merkel tha se ajo që është e rëndësishme është qëllimi i marrëveshjes.

    “Ajo që duam tani, fondi i rimëkëmbjes ose programi i gjeneratës tjetër të BE-së, duhet të jetë diçka e veçantë. Sepse detyra në fjalë është e madhe, dhe për këtë arsye përgjigjja duhet të jetë gjithashtu e madhe,” tha ajo.

    Njoftimet italiane të lajmeve cituan kryeministrin Conte të ketë thënë se BE-ja duhet të ofrojë “zgjidhje, jo iluzione dhe frikë”.

    Pjesa më e madhe e parave të paketës stimuluese do të shkonin për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga koronavirusi, dhe ndikimet e tij ekonomike, në vende si Italia dhe Spanja. Disa vende që janë konservatore karshi parametrave fiskalë të BE-së e kundërshtojnë planin francezo-gjerman, sepse kjo do të kërkonte për herë të parë, marrjen e një borxhi nga ana e bllokut në tërësi./VOA/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.