×
  • Auto
  • Auto

    Mercedes kërkon tërheqjen e SUV-ve luksozë për shkak të problemeve elektrike

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Mercedesi është duke tërhequr nga tregu vetura luksoze në SHBA për shkak të një problemi me sistemin elektrik.

    Kompania gjermane kërkon tërheqjen e modeleve GLE-Class dhe GLS-Class të prodhuar ndërmjet 8 dhjetorit 2018 dhe 2 shkurtit të 2020-ës.

    Këta SUV luksoz kanë problem me sistemin elektrik i cili është shkaktuar nga grili me dritë nga para, me shenjën e kësaj kompanie, transmeton KOHA.

    Sipas dokumenteve, “logo e tyre elektrike mund të mos jetë vendosur siç duhet, gjë e cila potencialisht mund të ndikojë në funksionimin e komponentëve të tjera që lidhen me të, siç është timoni, motori i fshesave si dhe drita e majtë nga para”.

    Për të rregulluar këtë, shitësit veturave duhet t’i tërheqin ato në punëtoritë e tyre për të rregulluar lidhjet elektrike.

    Fatmirësisht, asnjë aksident nuk është raportuar në Mercedes-Benz për shkak të këtij problemi. Në këtë dokument gjithashtu thuhet se ky problem është raportuar tek Mercedesi gjatë vitit të kaluar dhe prej atëherë janë zhvilluar hetimet por pandemia e koronavirusit ka vonuar procesin e hetimeve.

    Mercedes GLE-Class është i prekur më së shumti nga ky problem. Në total 9,642 GLE janë duke u tërhequr, e në mënyrë specifike modelet GLE350, GLE450 dhe GLE580 si dhe 3,157 njësi të GLS-Classit përfshihen në tërheqje.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Auto25 Prill 2024
    Për ata që kurrë nuk ngopen me modifikimin e vetura, Mansory ka diçka të re. Kjo kompani që merret ekskluzivisht me modifikimin...
    Auto25 Prill 2024
    Consumer Reports hodhi një vështrim më të afërt në kostot e mirëmbajtjes së veturave të shoferëve amerikanë. Në anketën vjetore, pyeti pronarët...
    Auto24 Prill 2024
    Opel po zëvendëson SUV-në e tij Grandland me një model të ri elegant me njësi moderne elektrike dhe hibride dhe me fokus...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.