×
  • Lajme
  • Lajme

    Menaxhmenti i Telekomit, letër deputetëve: Na shpëtoni nga falimentimi

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në debatin për Telekomin, ka lexuar letrën e menaxhemntit të kësaj kompanie drejtuar kuvendit.

    Në letrën e menaxhemntit të ndërmarrjes publike, thuhet se është e nevojshme të hetohen vendimet e strategjike dhe kontrata të mëdha të cilat këtë kompani prej një kontribuuesi të fuqishëm të arkës së shtetit e sollën para bankrotimit dhe shndërruar në borxhli.

    Osmani: Kam marrë një kërkesë prej menaxhmentit që ta lexoj kërkesën e tyre.

    “Kam marrë një kërkesë prej tyre që ta lexoj këtë letër para jush që në të njëjtën kohë të informohen dhe qytetarët e Kosovës për rëndësinë jetike që e ka shpëtimi i Telekomit… Do të përpiqemi sa më shkurt ta argumentojmë për ju për se ia vlen të investohet në të për të ardhmen e Telekomit të Kosovës dhe për se është e nevojshme të hetohen vendime strategjike dhe kontrata të mëdha të cilat këtë kompani prej një kontribuuesi të fuqishëm të buxhetit e sollën para bankrotimit dhe e shndërruan në borxhli”, citon Osmani.

    Më tej në letër thuhet se që nga viti 2005 Telekomi i Kosovës realizojë shitje të shërbimeve në vlerë prej 1 miliardë e 765, ndërkaq nga viti 2008 e këndej I pagojë aksionarit – qeverisë së Kosovës rreth 285 milionë euro dividentë. Gjatë kësaj periudhe Telekomi i Kosovës pagoi po ashtu 115 milionë euro TVSH dhe 142 milionë euro tatim në fitim. Përpos kësaj edhe 38 milionë euro janë paguar në emër të tatimit në paga.

    Po ashtu në letër thuhet se në atë kohë edhe qytetarët kanë përfituar në emër të qirave e po ashtu edhe miliona euro në formë subvencionesh si përkrhaje për kulturën, sportin, studentët, veteranët, UP-në, QKUK-në e të tjera.

    Osmani: “Sot përkundër kësaj historie të gjatë suksesi, ndodhemi në një situatë tjetër të rënduar”

    “Sot përkundër kësaj historie të gjatë suksesi, ndodhemi në një situatë tjetër të rënduar financiare si rezultat i vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, kontratave të dëmshme, ndërhyrjes së politikës në vendim marrje strategjike të kompanisë. Kështu borxhi i përgjithshëm i Telekomit kap shumën prej 39 milionë euro dhe fatkeqësisht këto janë detyrime të cilat shlyer menjëherë. Telekomi i Kosovës nuk ka kapacitete të kryej këto detyrime, sidoqoftë borxhet po përmbarohen pa marrë parasysh se kjo nuk ndalohet nga ju do të jetë fatale për Telekomin”, citon Osmani në letrën e menaxhmentit të Telekomit.

    Debati për gjendjen e rëndë financiare, është duke vazhduar ende nga deputetët.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.