×
  • Lajme
  • Lajme

    Me urdhër të Serbisë, nis mësimi online për nxënësit e shkollave në veri

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Shkollat në katër komunat veriore të vendit kanë filluar sot mësimin, por vetëm nga distanca (online).

    Një vendim i tillë është marr nga Ministria e Arsimit të Serbisë, për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë.

    Ekipi i KosovaPress-it ka vizituar sot paradite disa shkolla të asaj pjese, por askush nga përgjegjësit nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.

    “Ditë më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Serbisë, kishte paralajmëruar se në veri nxënësit do të fillojnë mësimin sot, por një vendim i tillë është ndryshuar momentet e fundit nga e njëjta ministri. Kjo me gjasë për shkak të pandemisë, ndërsa vështirë të thuhet se kur do të kthehen nxënësit nëpër bankat e tyre”, ka thënë një punëtore e shkollës “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, e cila nuk deshi t’i bëhej emri publik.

    Sipas saj, deri atëherë nxënësit do t’i vijojnë mësimet online, për të cilat tha se kanë filluar që sot, në mënyrë që nxënësit të mos humbin asgjë.

    Ajo pranoi se nuk është e informuar fare për vendimet e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, sipas të cilave mësimi shtyhet deri më 14 shtator.

    “Jo, nuk jam e informuar dhe as që më interesojnë udhëzimet e Prishtinës. Ne kemi shtetin tonë dhe aplikojmë vendimet që merr Serbia”, tha ajo.

    Ndryshe, MASHT-i para disa ditësh ka njoftuar se fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 në Kosovë, është shtyrë për 14 shtator.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Në qytetin e Prizrenit është inaguruar ndërtimi i shkollës së re “Nazim Kokollari” e financuar me fondet e BE-së “IPA 2017” në...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Irani po përballet me mungesë raketash dhe pajisjesh lëshuese, ndërsa sipas tij kapacitetet e tyre...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Lajme03 Mars 2026
    Në qytetin e Prizrenit është inaguruar ndërtimi i shkollës së re “Nazim Kokollari” e financuar me fondet e BE-së “IPA 2017” në...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Organizata që...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.