
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar për statistikat e përgjithshme të rasteve me Covid-19.
Në SHBA, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins janë regjistruar të paktën 1.527.355 raste të Coronavirusit dhe 91.872 vdekje të lidhura me virusin, raporton CNN, transmeton “Front Online”.
ShBA-ja prin si shteti me më së shumti raste të Coronavirusit në botë, duke lënë pas Rusinë, Brazilin dhe vendet e tjera të botës. /Front Online