-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    McAllister: Shkëmbimi i territoreve nuk është çështje për diskutim

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, e ka quajtur lajm pozitiv rinisjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se ky dialog është interes strategjik i Bashkimit Evropian.

    Ai nuk pret shumë nga takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por thotë se ky mund të jetë fillimi i normalizimit të marrëdhënieve. Ka përjashtuar mundësinë që shkëmbimi i territoreve do të jetë temë e diskutimeve.

    “Pala kosovare ka përjashtuar kategorikisht temën e një shkëmbimi territoresh dhe kjo nuk është në rendin e ditës dhe kështu që aktualisht nuk është çështje për diskutim”, ka thënë McAllister në një intervistë për DW-në.

    Më herët, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell, pati thënë se BE-ja do të pranojë çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve.

    Tash kjo, sipas McAllisterit, as që do shtrohet për diskutim në Bruksel.

    Diplomati gjerman shpreson që dialogu që po vazhdon pas 20 muajsh të jetë konstruktiv. Sot në orën 16:00 pritet të nis takimi mes kryeministri të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Me këtë do të shënohet edhe rinisja e dialogut për normalizim të marrëdhënieve, i ndërprerë në nëntorin e vitit 2018.

    “Para së gjithash është një sinjal shumë pozitiv që presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri kosovar Hoti kanë rënë dakord për të rifilluar bisedimet pas një ndërprerjeje 20-mujore, dialogu duhet të vazhdojë dhe ky është një lajm pozitiv në vetvete në këto kohë. Shpresojmë që bisedimet do të jenë konstruktive dhe me një angazhim reciprok për një proces të qëndrueshëm dialogu midis dy palëve. Ky mund të jetë vetëm fillimi i normalizimit të marrëdhënieve në nivelin më të lartë. Pozicionet janë ende larg dhe tani kërkohet vullnet dhe angazhim politik nga të dy palët”, ka thënë McAllister.

    Ai thotë se BE-ja ndërmjetëson dialogun dhe se në fund do të jenë palët që duhet të merren vesh.

    “Është në interesin tonë strategjik që bisedimet të mbështeten nga BE dhe të shoqërohen me një perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE. Situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës mbetet një faktor potencial destabilizues për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye është me rëndësi politike dhe sidomos sa i përket politikës së sigurisë për të gjithë Evropën”, ka thënë ai.

    Ka folur edhe për rolin e SHBA-së në dialog. Diplomati gjerman mirëpret angazhimin e SHBA-së.

    “Unë jam gjithmonë në favor që BE dhe SHBA të punojnë së bashku sa më shumë të jetë e mundur në çështjet e politikës së jashtme. Megjithë pikëpamjet e ndryshme politike për disa nga qëndrimet e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara mbeten aleati dhe partneri ynë më i rëndësishëm në shumë organizata ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të aleancës sonë ushtarake, NATO-s. Aktivitetet amerikane si ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës nuk ishin të koordinuara me BE-në, Miroslaë Lajçak dhe të tjerët e kanë bërë të qartë se dera jonë mbetet e hapur për një bashkëpunim evropiano-amerikan, se ne duam të kërkojmë zgjidhje së bashku nëse është ka interesa të pajtueshme, por dialogun midis Serbisë dhe Kosovës e ka udhëhequr BE-në dhe BE-ja do të vazhdojë ta bëjë këtë”, ka pohuar McAllister.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Prokuroria Speciale do të dorëzoj sot aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë luftës së fundit....
    Kronika15 Gusht 2025
    Një vjedhje e rëndë është raportuar në Klinë. Sipas Policisë së Kosovës, hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Klinë ku kanë...
    Kronika15 Gusht 2025
    Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan. Sipas...
    Të tjera
    Kronika15 Gusht 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas raportit 24 orësh të...
    Lajme15 Gusht 2025
    Punimet në afat rekord siç janë kryer në rrugën Mushtisht-Shtërpcë nuk ka ndodhur edhe në shumë projekte të rëndësishme infrastrukturore gjatë periudhës...
    Kronika15 Gusht 2025
    Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në fshatin Pirg të Maliqit. Në pranga kanë...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme të nxehtë dhe shkatërrimtare. Portugalia, Greqia, Italia dhe sidomos Spanja, ku është shënuar...
    Lajme15 Gusht 2025
    Procesi për konstituimin e Kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Pavarësisht vendimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.